LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria nënshkruajnë deklaratë për luftë kundër korrupsionit

Maqedonia, Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria nënshkruajnë deklaratë për luftë kundër korrupsionit

Në margjinat e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë, respektivisht Bujar Osmani, Ivica Daçiq, Elmedin Konakoviq, Filip Ivanoviq dhe Igli Hasani, nënshkruan Deklaratën për parandalimin, çrrënjosjen, hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionin në Evropën Juglindore.

“Kundër korrupsionit do të luftojmë me vendosmëri përmes hetimeve financiare, digjitalizimit dhe kthimit të pronës së arritur përmes aktiviteteve kriminale.

Nënshkrimi i kësaj Deklarate është fryt i përkushtimit të fuqishëm të Maqedonisë së Veriut në luftën kundër korrupsionit dhe u vendos që të nënshkruhet gjatë “Konferencës Rajonale për Luftën kundër Korrupsionit, Pastrimit të Parave dhe Lehtësimit të Përpjekjeve për Kthimin e Pasurive në Evropën Juglindore” të cilën e organizuam në kuadër të kornizës së Kryesimit tonë me OSBE-në”, ka shkruar Bujar Osmani, kryesues i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori