LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Zekirija Ramadani emërohet trajner i Dritës

Konfirmohet lajmi i Telegrafit, Zekirija Ramadani emërohet trajner i Dritës

Drita ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me Zekirija Ramadanin dhe emërimin e tij trajner të ri.

Mbrëmë (e mërkurë) Telegrafi njoftoi ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes mes klubit gjilanas dhe trajnerit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.


Pa kaluar shumë kohë, është vet Drita që ka konfirmuar emërimin e Ramadanit në krye të skuadrës.

Ekskluzive: Drita vendos për Zekirija Ramadanin si trajner të ri
Lexo po ashtu Ekskluzive: Drita vendos për Zekirija Ramadanin si trajner të ri

Njoftimi i tyre erdhi me anë të rrjeteve sociale, ku thuhet se ish-trajneri i arabëve të Ohod Club ka nënshkruar për një vit e gjysmë.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekrija Ramadani”.

“Ramadani është trajner i njohur në futbollin kosovar, i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake dhe me kënaqësi ka pranuar ofertën e klubit”.

“Klubi dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Ramadani ka fituar tri herë titullin në Superligën e Kosovës, me tri skuadra të ndryshme, si Trepça ’89, Feronikeli dhe Prishtina, ndërsa së fundmi ishte edhe pjesë e rivalëve të Dritës, Gjilanit. /Telegrafi/