LAJMI I FUNDIT:

Harmonia e rigjetur mes Kaderit dhe Albës në ambientin e arreduar nga ‘Ciao Berto’ në Big Brother VIP Kosova

Harmonia e rigjetur mes Kaderit dhe Albës në ambientin e arreduar nga ‘Ciao Berto’ në Big Brother VIP Kosova
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, Kaderi dhe Alba, dy nga banoret më të komentuara të këtij edicioni, kanë gjetur një moment të qetë për të biseduar dhe për t’u sqaruar. Vendtakimi i tyre? Dhoma e gjumit, e cila është bërë një oazë e qetësisë dhe bisedave ndërmjet banorëve, falë dizajnit elegant dhe të menduar mirë nga ‘Ciao Berto’.

Një kënd i veçantë i dhomës, i njohur si kendi i ‘Ciao Bertos’ – ku logoja e kompanisë shkëlqen në sfond – u shndërrua në skenën e një dialogu të sinqertë mes Kaderit dhe Albës. Pas shumë debatesh dhe keqkuptimeve që kanë karakterizuar ditët e tyre në BBVK, kjo hapësirë e qetë dhe komode u ofroi mundësinë e shumëkërkuar për të ndarë ndjenjat dhe për t’u afruar sërish.

‘Ciao Berto’, kompania e njohur për mobilim dhe dizajn të brendshëm, ka krijuar një mjedis të jashtëzakonshëm brenda shtëpisë BBV, duke arreduar jo vetëm dhomën e gjumit, por edhe shumë hapësira të tjera të shtëpisë. Me një ndjesi të fortë për estetikë dhe funksionalizëm, dhoma e gjumit dhe shumë hapësira të tjera, janë transformuar në vende ideale për çaste të qetësisë, reflektimit dhe harmonisë.


Dhoma e gjumit në Big brother VIP Kosova e arreduar nga ‘Ciao Berto’ (Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube)

Falë qasjeve të përzgjedhura në arredim dhe dizajn nga ‘Ciao Berto’, banorët e BBVK kanë një hapësirë ku mund të tërhiqen pas dinamikës së përditshme të lojës së madhe dhe të ndjejnë rehatinë e shtëpisë edhe në kontekstin e një ‘reality show’.

Ky ambient i krijon kushtet ideale për biseda ndërmjet banorëve, duke u lejuar atyre të lënë pas tensionet dhe të ndërtojnë ura të reja të komunikimit.

Kuzhina e BBVK nga 'Ciao Berto': Eleganca e hapësirës për ngrënie ndërprehet nga zënkat e banorëve
Lexo po ashtu Kuzhina e BBVK nga 'Ciao Berto': Eleganca e hapësirës për ngrënie ndërprehet nga zënkat e banorëve

Kjo mbrëmje në BBVK shënoi fillimin e një kapitulli të ri për Kaderin dhe Albën, duke dëshmuar se si një mjedis i arreduar me kujdes mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhëniet dhe ndjenjat njerëzore. Ashtu si dhomën e gjumit, ‘Ciao Berto’ iu ka dhënë jetë edhe shumë hapësirave të tjera të shtëpisë, duke siguruar komoditet, stil dhe një ndjenjë të shtëpisë për banorët që marrin pjesë në këtë aventurë të Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori