LAJMI I FUNDIT:

Gjyshi palestinez mban zi për mbesën trevjeçare të vrarë në sulmet ajrore në Gaza, thotë se ishin të pandashëm

Gjyshi palestinez mban zi për mbesën trevjeçare të vrarë në sulmet ajrore në Gaza, thotë se ishin të pandashëm

Duke gërmuar në shtëpinë e tij të shkatërruar, Khaled Nabhan ngrit kukullën që i përkiste mbesës së tij dhe fillon ta puthë.

Lodrat janë gjithçka që i kanë mbetur nga nipi dhe mbesa, 3-vjeçarja Reem dhe 5-vjeçari Tareq që u vranë javën e kaluar derisa ishin duke fjetur në shtratin e tyre, raporton CNN.

Shtëpia e tyre u shemb”, siç thotë Nabhan nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Al Nuseria në jug të Gazës.


E Nabhan ka arritur tani të rikthehet, pas armëpushimit të arritur mes Hamasit dhe Izraelit, transmeton Telegrafi.

Duke folur për CNN nga rrënojat e shtëpisë, Nabhan ka përshkruar mbrëmjes e fundit që e kaloi me nipërit, duke fshirë lotët derisa tregonte sesi e kishin lutur t’i nxjerrë jashtë për të luajtur.

Këtë kërkesë të tyre e kishte refuzuar duke marrë parasysh rrezikun nga sulmet ajrore të ushtrisë izraelite.

“Vazhdimisht kërkonin fruta, por nuk kishte për shkak të luftë”, tha ai.

Në dorë mbante një mandarinë që deshi t’ia jep Reem-it, por që ajo kurrë nuk arriti ta hajë.

“Kam arritur t’ju gjej vetëm dy mandarina”, shtoi palestinezi.

Familja ishte në gjumë kur filluan sulmet ajrore. Khaled tha se është zgjuar duke bërtitur dhe kërkuar fëmijët e tij, mbesën e nipërit – duke tentuar të ecë nëpër errësirë dhe rrënojat.

“Nuk kam mundur të gjej askënd, ishin të ngujuar nën rrënoja”, tha derisa qëndronte në shtratin e dhomës së mbushur me rrënoja.

https://twitter.com/NourNaim88/status/1729409509620060329?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1729409509620060329%7Ctwgr%5Eca0c268ee083a9adf5cd3a1a622b4e79a077c4f5%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fpalestinski-djed-zali-za-trogodisnjom-unukom-ubijenom-u-gazi-ljubio-sam-je-ali-se-nije-probudila%2F231129038

Nabhan ia tregoi CNN-it fotografitë dhe videot e familjes në momentet e tyre më të lumtura, fëmijët duke kënduar, qeshur dhe luajtur.

Nabhan dhe Reem ishin të pandashëm, duke marrë parasysh faktin që babai i punonte në mërgim dhe për këtë arsye jetonin me gjyshin dhe Reem ishte gjithçka për gjyshin e saj.

Loja e tyre e preferuar ishte ajo kapja e mjekrës së tij, ajo vazhdimisht i krijonte gërsheta. /Telegrafi/

@cnn Khaled Nabhan returns to the Gaza home where his grandchildren were killed in an airstrike, CNN’s Jomana Karadsheh reports. #CNN #news #Gaza ♬ original sound – CNN

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori