LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo në telashe të mëdha: Ylli portugez është paditur për promovim të kriptomonedhave

Ronaldo në telashe të mëdha: Ylli portugez është paditur për promovim të kriptomonedhave

Cristiano Ronaldo është paditur për përfshirjen e tij në një shkëmbim të kriptomonedhave.

Vitin e kaluar, Ronaldo nënshkroi një partneritet me Binance, që ishte këmbimorja më e madhe e kriptomonedhave në botë sipas vëllimit të tregtimit në atë kohë.

“Ky është shansi juaj për t’u bashkuar me komunitetin tim dhe për të zotëruar momente ikonike nga karriera ime,” tha Ronaldo nëntorin e kaluar dhe i ftoi fansat e tij t’i bashkohen.


Kontrata e parë e diskutueshme që Binance nënshkroi ishte me Federatën e Futbollit të Argjentinës.

Këtë verë, ajo kontratë u ndërpre pasi kompania deklaroi se “Federata e Futbollit të Argjentinës nuk i ka përmbushur plotësisht detyrimet kontraktuale”.

Garnacho kritikohet nga ish-ylli i Juventusit pasi kopjoi festimin e Ronaldos
Lexo po ashtu Garnacho kritikohet nga ish-ylli i Juventusit pasi kopjoi festimin e Ronaldos

Tani një problem i ri ka lindur pasi ndaj Ronaldos është ngritur një padi nga tre persona. Ata pretendojnë se kanë “pësuar humbje serioze për shkak të promovimit të kriptomonedhave nga Ronaldo”.

Padia shton se përdoruesit që u regjistruan përmes promovimit të Ronaldos e përdorën këmbimoren për arsye të tjera, si për shembull për të investuar në kriptomonedha të falsifikuara.

Bellingham futet në histori të Real Madridit ndërsa thyen edhe rekordin e Ronaldos
Lexo po ashtu Bellingham futet në histori të Real Madridit ndërsa thyen edhe rekordin e Ronaldos

“Promovimi i Binance nga Ronaldo kërkoi investime në kriptomonedha të falsifikuara duke inkurajuar miliona fansa të tij të investonin në Binance”, thuhej në padi.

Padia gjithashtu ka pretenduar se Ronaldo ishte në dijeni ose duhej ta dinte se Binance po shiste kriptomonedha të falsifikuara./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori