LAJMI I FUNDIT:

Manoleva: Gjatë samitit të OSBE-së sistemi shëndetësor në Shkup do të funksionojë pa pengesa

Manoleva: Gjatë samitit të OSBE-së sistemi shëndetësor në Shkup do të funksionojë pa pengesa

Sistemi shëndetësor do të funksionojë pa pengesa gjatë kohës së Samitit të OSBE-së, vetëm me kapacitete të përforcuara, deklaroi sot zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva.

Për Samitin e OSBE-së, nga Ministria e Shëndetësisë u nominua një person për kontakt, i cili do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me persona të ngarkuar me organizimin e Samitit.

“Në mënyrë shtesë, u lëshua njoftim deri te të gjitha institucioent shëndetësore, që të kenë ekipe plotësuese në gatishmëri, nëse rriten nevojat për shërbim shtesë shëndetësor, në kuadro, hapësira dhe pajisje“, tha Manoleva.


Ajo kumtoi se Ministria e Shlndetësisë gjatë periudhës së kaluar ka ndërmarrë disa aktivitete lidhur me organizimin e veprimtarisë shëndetësore me rastin e Këshillit ministor të OSBE-së dhe lidhur me mbrojtjen shëndetësore të popullatës.

Zëvendës ministrja informoi se lidhur me Samitin e OSBE-së, nga Ministria e Shëndetësisë u nominua një person për kontakt, i cili do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me organizimin e Samitit.

“Ky person do t’i koordinojë aktivitetet eventuale, të nevojshme për mbrojtjen shëndetësore të pjesëmarrësve në Samit. Përveç kësaj, nga institucionet më të mëdha shëndetësore, publike dhe private, janë nominuar një numër i caktuar i personave, të cilët po ashtu në kuadër të atyre institucioneve, do t’i koordinojnë aktivitetet e nevojshme eventuale“, sqaroi ajo.

Manoleva theksoi se shërbimet e Ndihmës urgjente mjekësore janë sistemuar në disa pika të caktuara strategjike. Shërbimi i rregullt i NUM nuk do të preket dhe ai do të jetë në dispozicion për popullatën, janë ndërmarrë më shumë automjete nga qytetet tjera.

Institucionet shëndetësore publike në pajtim me vendimin e Qeverisë nuk përfshihen me rekomandimet për ndërprerje të punës pas orës 12:00 edhe nesër.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...

Mjekë e infermierë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...

Shëndetësi
Dogji me benzinë bashkëshorten, Bledar Trëndafili shfaqet i penduar në gjyq

Dogji me benzinë bashkëshorten, Bledar Trëndafili shfaqet i penduar në gjyq

Lajme
Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim

Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në QKUK për trajtim

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori