Keni vënë re që sytë i keni vazhdimisht të thatë? Mund të keni mungesë të lëndës së rëndësishme ushqyese
Ndjenja e djegies dhe kruajtjes në sy, përkufizohet si sy të thatë, ndërsa mund të shkaktohet nga gjëra të ndryshme dhe veçanërisht nëse ju mungon një lëndë ushqyese e rëndësishme.
Kjo është një dukuri mjaft e zakonshme dhe ndodh kur gjëndrat e lotit nuk prodhojnë mjaftueshëm për t’i mbajtur sytë tuaj të lagësht, sipas Institutit Kombëtar të Syve të SHBA.
Nëse keni përjetuar simptoma zhgënjyese të kësaj gjendjeje, mund t’i kushtoni vëmendje dietës suaj pasi disa ushqime mund të ndihmojnë në lehtësimin e syrit të thatë. Në fakt, ekziston një lëndë ushqyese specifike që është lidhur me mbajtjen e syve tuaj të lubrifikuar – acidet omega-3 yndyrore.
Omega-3 janë një lloj yndyre e pangopur që është lidhur me shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë luftimin e inflamacionit dhe mbështetjen e shëndetit të trurit. Disa kërkime tregojnë gjithashtu se kjo lëndë ushqyese mund të ndihmojë në parandalimin e tharjes së syve dhe t’i mbajë në formë të lartë.
Një studim i rëndësishëm nga viti 2005 i botuar në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se nga 32.000 njerëz të monitoruar, ata që konsumonin më shumë omega-3 nga peshku kishin një rrezik prej 17 për qind më të ulët të zhvillimit të syrit të thatë krahasuar me ata që e merrnin më pak këtë lëndë ushqyese.
Gjithashtu, një studim i vitit 2014 i botuar në Medical Science Monitor zbuloi se yndyrat omega-3 ndihmojnë në sekretimin e lotëve dhe stabilitetin e shtresës së lotëve – dy faktorë që luajnë rol të rëndësishëm në mënyrën si sytë qëndrojnë të lagësht.
“Duket se omega-3 zvogëlon inflamacionin e qepallave ose sipërfaqes së syrit, prandaj kjo lëndë ushqyese besohet se ndihmon në lehtësimin e simptomave të sëmundjes së syrit të thatë”, është shprehur Luke Rebenitsch, okulist i certifikuar nga bordi dhe zëdhënës klinik për Akademinë Amerikane të Oftalmologjisë.
Omega-3 gjithashtu duket se përmirëson funksionin e gjëndrave meibomiane, të cilat prodhojnë vajra dhe parandalojnë tharjen e shpejtë të lotëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje