LAJMI I FUNDIT:

​Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut

​Siguria ushqimore, punësimi i lirë i veterinerëve: Nënshkruhet marrëveshja Kosovë – Shqipëri – Maqedoni e Veriut

Oda e Veterinerëve e Kosovës është bërë pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi të përbashkët trepalëshe të homologëve nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

Derisa Republika e Maqedonisë së Veriut këtë marrëveshje e rinovon me Republikën e Shqipërisë, ndërsa Republika e Kosovës ka nënshkruar për herë të parë.

Siç njoftohet, kryefjalë e këtij takimi ka qenë tregu i lirë i punës për mjekët veterinerë në vendet ndërkufitare midis dhomave të veterinarisë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e 111-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.


Me këtë marrëveshje synohet siguria ushqimore në lëvizjen e lirë të kafshëve në vendet kufitare për të eliminuar sëmundjet e transmetueshme.

Ky takim në Vlorë zhvillohet në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve midis dhomave dhe forcimi rajonal kundrejt kërkesave dhe standardeve të tregut dhe Bashkimit Evropian.

Ky takim zhvillohet për rritjen e standardeve të mjekëve veterinerë, trajnimit të vazhduar dhe tregut të lirë të punës midis shteteve, e gjitha kjo e përkthyer në shëndet të konsumatorit.

Marrëveshja u nënshkrua nga, Arsim Ademi, Kryetar i Oda e Veterinerëve e Kosovës, Tomislav Nikolovski, Drejtor Ekzekutiv i dhomës së Maqedonisë së Veriut dhe Ervin Resuli, President i Urdhrit të Mjekut Veterinar të Shqipërisë.

Gjithashtu është firmosur marrëveshja e binjakëzimit të Urdhrit Veterinar Shqiptar me Oda e Veterinerëve e Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori