LAJMI I FUNDIT:

Dy lojtarë në shitje dhe një largim i mundshëm – zbulohet plani i transferimeve të Chelseat në janar

Dy lojtarë në shitje dhe një largim i mundshëm – zbulohet plani i transferimeve të Chelseat në janar

Klubi anglez, Chelsea ka përpiluar tashmë planin e afatit kalimtar të janarit, ku synon së paku dy shitje për të mbledhur fonde për blerje të reja.

Sipas mediumit The Telegraph, Chelsea po planifikon të shtojë në janar edhe dy ose tre lojtarë në skuadrën e Mauricio Pochettinos.


Megjithatë, ata nuk duan një përsëritje të sezonit të kaluar, kur Graham Potter kishte shumë lojtarë. Pra, Blutë do të operojnë mbi bazën shit-një-blej-një.

Dy lojtarët që janë aktualisht në shitje janë Malang Sarr dhe Trevoh Chalobah. Chelsea do të dëgjojë gjithashtu ofertat edhe për Ian Maatsen.

Një muaj interesant e pret edhe mesfushorin anglez, Conor Gallagher.

Pochettino dëshiron që klubi t’i ofrojë atij një marrëveshje të re dhe vetë mesfushori do të dëshironte të qëndronte.

Megjithatë, e ardhmja e tij afatgjatë është një ‘dyshim’.

“Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea
Lexo po ashtu “Shumë lojtarë do të zhgënjeheshin”, Armando Broja flet për kohën e kufizuar të lojës te Chelsea

Për më tepër, Armando Broja dhe Noni Madueke mund të ‘mendojnë të ardhmen e tyre’, pas kohës së kufizuar të lojës.

Sa i përket nënshkrimeve të reja, klubi është në kërkim të një sulmuesi dhe një mbrojtësi të ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Kalo në kategori