LAJMI I FUNDIT:

Dita e Forcës, Krasniqi: PDK do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës

Dita e Forcës, Krasniqi: PDK do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në shënimin e Ditës së Forcës ka njoftuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të propozojë rritjen e buxhetit për Ushtrinë e Kosovës.

Krasniqi, në një postim në Facebook, është shprehur se në vitin 2024, buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes duhet të jetë mbi 200 milionë euro.

“PDK, përmes Grupit tonë Parlamentar, do ta propozojë si amandament të veçantë në Ligjin për Buxhetin e vitit të ardhshëm, rritjen e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, rrjedhimisht, Ushtrinë e Kosovës. Siguri për zhvillim e integrim”, ka shkruar i pari i PDK-së.


Krasniqi duke uruar Ditën e Forcës ka thënë se vajzat dhe djemtë që janë pjesë të kësaj ushtrie, çdo ditë dhe në secilën sfidë po vazhdojnë të na bëjnë krenarë me suksese të njëpasnjëshme, brenda dhe jashtë vendit.

“Në asnjë formë nuk guxojmë të lejojmë që të rinjtë tanë të braktisin uniformën e FSK-së për shkak të kushteve jo adekuate, siç ka ndodhur në dy vitet e fundit. Kosova, si një shtet që aspiron të anëtarësohet në NATO, duhet që së paku 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto ta ndajë për ushtrinë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori