LAJMI I FUNDIT:

Reshje bore edhe sot

Reshje bore edhe sot
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të bjerë borë në disa vende.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.


Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperendimit. /Telegrafi/