Cuadrado rikuperohet në kohë për t’u përballur me ish-klubin e tij Juventus
Juan Cuadrado ishte i përfshirë së bashku me pjesën tjetër të ekipit të Interit të premten, kështu që mendohet se do të jetë i gatshëm për t’u ballafaquar me ish-klubin e tij Juventusin nesër (e diel) në “Derby d’Italia”.
Në fakt, vetëm dy lojtar të Nerazzurrëve nuk ishin prezent në stërvitjen e së premtes në “Appiano Gentile”. Këta lojtar ishin Alessandro Bastoni dhe Benjamin Pavard.
Cuadrado ka pasur vështirësi për të qëndruar i shëndetshëm dhe për të marrë minuta që prej se u transferua nga Juventusi tek Interi në fillim të afatit kalimtar veror.
Kolumbiani ka shpenzuar nëntë sezone në Turin para se të largohet pas skadimit të kontratës në fund të sezonit 2022/23, për të nënshkruar si lojtar i lirë për Interin.
Ai sidoqoftë, ka luajtur më pak se 100 minuta në ndeshje zyrtare për Interin kjo për shkak të një lëndimi që pësoi në shtator dhe një lëndimi tjetër muskulor në fillim të tetorit.
Edhe pse teknikisht ai është në dispozicion të Inzaghit për derbin, tekniku italian pritet të startojë me Denzel Dumfries në pozitën e mesfushorit të djathtë ndaj Juventusit.
Është raportuar se Simone Inzaghi nuk do të ndërmarrë ndonjë rrezik me Cuadradon dhe do të llogarisë në shërbimet e tij vetëm në rast se është qind për qind i gatshëm, apo nëse situata e kërkon atë.
Dueli mes Juventusit dhe Interit është planifikuar të luhet me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Man City çuditërisht po e shet një top yll që luan në ekipin e parë – Fabrizio Romano publikon detajet
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251