Si grua shtatzënë, nga mesi i shtatzënisë, Hana (të cilën redaksia vendosi ta quante kështu për t’ia ruajtur identitetin), ditën e kalonte kryesisht në shtëpi, duke u kujdesur edhe për fëmijët e tjerë që kishte.
Të qeshurat e lojërat e fëmijëve të vegjël, brenda shtëpisë, sikur nuk lejonin të depërtonte zhurma e plumbave e bombardimeve që ndodhnin në afërsi, për shkak të luftës që po bëhej në mes të forcave të armatosura serbe e popullatës civile shqiptare në Kosovë.
Por Hana kishte një shqetësim. Burri i saj angazhohej për t’u ndihmuar shokëve e fqinjëve të cilët kishin kapur armët për t’i dalë në ballë tytës së armikut.
Në ditët e para të pranverës së ’99-ës, kërcitja e derës me forcë, prishi terezinë e kësaj familje të vogël në Kosovë.
Ajo hapi derën për t’u përballur me disa forca të armatosura serbe të cilët kishin ardhur ta kërkonin burrin e saj.
“E më kanë vetë ku e ki burrin. Ju kam tregu që u dal për pazar me ble diçka për fëmijë edhe nuk ju ka mjaftu përgjigje, ose s’kanë besu”.
Të pa besë, ata kontrolluan shtëpinë dhe pasi nuk e gjetën atë që donin, e sulmuan Hanën.
“Unë e kam pas një pjesë afër kuzhinës si shpajz, më kanë marrë më kanë shti aty”.
Deri sa pjesëtarët tjerë të forcave serbe prisnin në oborr, një nga ta, e dhunoi seksualisht Hanën, brenda shtëpisë së saj.
“Kështu, ai tjetri ka fillu me ka çu atje, në atë shpajzin, më ka zhvesh me dhunë edhe shumë sene aty mua dhe nuk më kujtohen se e di, veç e di që e kam bërtitë, shumë kam bërtitë edhe nuk e di, nuk mundem me përshkru sa ka zgjatë ose qysh e si e nuk muj me përshkru rastin”, vazhdon rrëfimin Hana.
Në një moment ajo humbi ndjenjat. Kur u këndell pas disa orësh gjëja e parë që beri ishte të takonte fëmijët e vegjël që i kishte lënë në shtëpi e të cilët kishin dëgjuar ulërimat e nënës së tyre, pa kuptuar se çfarë po ndodhte me të.
“I kam pa fëmijët se të vegjël, veç ishin ulë në një vend, rrishin…(qanë)…ai o kanë rasti jem ma i rendi në jetë. Kur jam taku me fëmijët, aq të vegjël, s’kanë ditë qysh me reagu, s’kanë ditë çka ka ndodhë me mua”.
Me tu kthyer burri në shtëpi, Hana kërkon që të vizitohet tek mjeku për të kuptuar nëse edhe fëmija që mbante në bark ishte akoma gjalle.
“Edhe kur kam shku atje, as doktorit s’i kam kallxu krejt. I kam thënë që jam qeshtu e maltretuar në mënyra të ndryshme, nuk kam hi në detaje, ai veç e kuptoi rastin, edhe kur jam kthye prej vizitës së mjekut, i kam tregu burrit qysh e kam pas rastin krejt. Po qe shumë rëndë e ka pritë, shumë rëndë normal”.
Me të marrë lajmin se beben e kishte mirë, Hana i tregoi çdo gjë bashkëshortit të saj. I cili përveç që e mirëkuptoi u ndie fajtor për krejt këtë situatë.
“Edhe sot e asaj dite ndihet fajtor, se thotë për shkak temin, janë ardhë mu me më lypë dhe thotë janë hakmarrë te ti. Sepse ai i ka pas do lidhje me Ushtrinë Çlirimtare”.
Hana që gjeti paqen me burrin, me shpirtin e vet nuk gjeti qetësi kurrë.
“Është e ndishme shumë, te tana janë bo bashkë, dhimta, keqardhja, marrja, krejt janë bë bashkë edhe sa që e kemi mbajtë msheftë tanë kohën”, tregon Hana.
Krejt këtë situatë akoma më të vështirë e bën fakti se ajo u dhunua brenda shtëpisë së vet.
“Ajo më e vështira është me jetu në atë vend ku të ka ndodhë, ajo sikur me ndodhë çdo ditë, njëjti i njëjti rast. Ato janë vështirësu tej mase”./BetimipërDrejtësi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron