LAJMI I FUNDIT:

Allegri thotë se Inter është favoriti kryesor për të fituar Scudetton këtë sezon

Allegri thotë se Inter është favoriti kryesor për të fituar Scudetton këtë sezon

Massimiliano Allegri ka insistuar se Interi janë favoriti kryesor për të fituar titullin e Serie A si dhe ka zbuluar se Manuel Locatelli do të jetë i gatshëm ndaj Nerazurrëve mbrëmjen e së nesërmes.

Juventusi gjendet në pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit në Itali dhe do të jetë nikoqir i liderit Inter ne “Allianz Stadium” në Turin.


“Është një ndeshje e rëndësishme për në dhe është pjesë e rrugëtimit tonë për t’u zhvilluar. Do të jetë e bukur të luajmë këtë ndeshje. Ne takohemi me favoritët për të fituar titullin”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp.

“Nuk eshtë vendimtare edhe nëse psikologjikisht është e rëndësishme për ne. Unë jam i lumtur me skuadrën time. Ne e dimë se po ballafaqohemi me një skuadër të fortë. Është më e thjeshtë se sa që duket, ata janë më të gatshëm, por sidoqoftë do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

Conte diskuton marrëdhënien dhe rikthimin e mundshëm te Juventusi
Lexo po ashtu Conte diskuton marrëdhënien dhe rikthimin e mundshëm te Juventusi

Tutje, ai foli edhe për më të rejat nga situata me lëndime ku konfirmoi rikthimin e Alex Sandros.

“Alex Sandro është kthyer, Danilo do të kthehet për sfidën ndaj Monzas. Ne do të vlerësojmë situatën e Weah. Locatelli është stërvitur gjatë tri ditëve të fundit. Nesër do të vendos nëse do të startojë apo do të qëndroj në bankë”, vazhdo ai.

“Ne kemi Nicoluss, Cambiaso dhe Iling Jr që mund të luajnë në qendër të mesfushës dhe nuk mendoj se do të ishte mirë të ndryshohej sistemi pas 12 ndeshjeve”, deklaroi Allegri.

Gazetarët e pyetën Allegrin nëse ai ishte i vetëdijshëm se drejtorët e Interit ishin të mërzitur kur e dëgjonin të thoshte se Nerazzurrët janë të ndërtuar për të fituar Scudetton.

Rabiot: Jam ndjerë mirë me Allegrin, ka momente që Allegrin nuk guxoj ta shoh në sy
Lexo po ashtu Rabiot: Jam ndjerë mirë me Allegrin, ka momente që Allegrin nuk guxoj ta shoh në sy

“Unë nuk mendoj se ata ishin të mërzitur. Scudetto është objektivi i tyre. Kështu thanë. Rruga jonë është ndryshe, por duam më të mirën. Objektivi ynë është të kthehemi në Ligën e Kampionëve dhe djemtë po bëjnë mirë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori