LAJMI I FUNDIT:

Mbi 280 mijë kredi të shpejta janë marrë nga qytetarët e Maqedonisë në vitin 2022

Mbi 280 mijë kredi të shpejta janë marrë nga qytetarët e Maqedonisë në vitin 2022

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka analizuar numrin dhe shumën e kredive të shpejta të marra nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga viti 2018 deri në gjysmën e parë të vitit 2023.

Në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë 35 shoqëri financiare të cilat operojnë në pjesë të ndryshme të shtetit. Secila prej tyre ka filialet e saja në qytete të ndryshme, ndërsa vetëm një prej tyre, të cilën Instituti IDEA e ka hulumtuar, ka gjithsej 29 filiale.

“Në numrin total të kredive të shpejta të dhëna nga shoqëritë financiare prej vitit 2018 deri në vitin 2022, mund të shohim rritje relativisht eksponenciale ndër vite. Për shembull, nëse në vitin 2018 ishin vetëm 101,949 kredi të aprovuara, në vitin 2022 numri total i kredive të aprovuara është rritur për 178%, duke shkuar kështu në 284,076 kredi të aprovuara. Një ulje prej -17.76% e numrit të kredive të aprovuara vërehet në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019, megjithatë që nga viti 2020 numri i kredive të aprovuara është rritur vazhdimisht deri në vitin 2022”.


“Ndërsa, në numrin e kredive të aprovuara nga prizmi gjashtë mujorë vërejmë që numri i kredive të shpejta në pjesën e dytë të vitit është në shumicën e rasteve më i lartë sesa ai në pjesën e parë të vitit. Kjo mund të shpjegohet nga rritja e shpenzimeve që familjet përjetojnë gjatë muajve të dimrit, siç janë shpenzime për ngrohje, ushqime, etj., të cilat nuk mund t’i mbulojnë me pagat apo kursimet e tyre dhe detyrohen të marrin kredi të shpejta”, thonë nga Instituti.

Paralel me numrin e kredive të aprovuara, shumat e përgjithshme të kredive të shpejta të aprovuara kanë shënuar rritje enorme gjatë viteve të fundit. Nga 36,307,317 euro të marra si kredi në vitin 2018, kjo shumë është rritur në 137,643,919 euro në vitin 2022, apo rritje prej 101,336,602 eurove (279% rritje krahasuar me vitin 2018).

“Shoqëritë financiare që ofrojnë kredi të shpejta dhe të vogla, janë shpesh të paraqitura si zgjedhje e shpejtë për konsumatorë të cilët kërkojnë mënyre më të lehtë për të arritur deri tek të hollat, mirëpo rritja e këtyre kredive ka sjellë shqetësime në lidhje me situatën ekonomike si dhe varshmërinë ndaj lojërave të fatit”.

“Instituti IDEA tërheq vëmendjen tek gjendja e rënduar financiare e shoqërisë në tërësi duke vënë në pah kërkesën e shtuar për kredi të shpejta. Për më shumë, IDEA rekomandon rishqyrtim të zbraztirave ligjore të cilat lënë hapsirë që shoqëritë financiare përsëri të shfrytëzojnë gjendjen e vështirë financiare të qytetarëve në nevojë, si dhe rritjen e kontrollit nga ana e institucioneve shtetërore për hua-dhënësit të cilët si persona fizik japin hua dhe shfrytëzojnë gjendjen e vështirë financiare të qytetarëve”, njoftojnë nga Instituti.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori