A do të paguhen tani rrogat e nëpunësve dhe pensionet? Kjo pyetje u shfaq në medie pas vendimit të qeverisë së kancelarit Olaf Scholz për të bllokuar gjerësisht buxhetin e vendit. Pyetja e ka burimin në paralelizmin me bllokimet e buxhetit në ShBA, ku kundërshtarët politikë bëjnë presion ndaj tjetrit duke mos firmosur lëvrimin e fondeve. Në Gjermani, pagat e nëpunësve dhe pensionet do të vazhdojnë të paguhen; ato nuk janë në rrezik. Situata e pazakontë është krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi qeveria e kancelarit Scholz e respektoi brenda javës vendimin e gjykatës prestigjioze gjermane.
Gjykata Kushtetuese tha se qeveria e kancelarit Scholz kishte shkelur rregullin kushtetues për borxhet, sepse kishte transferuar kreditë e caktuara për rikuperimin nga pandemia (2021) në fondin për mbrojtjen e klimës dhe transformimin e ekonomisë, pa argumentim bindës. Bëhet fjalë për një shumë gjigande prej 60 miliardë eurosh.
Gjykatësit thanë edhe se kreditë emergjente, të pakonsumuara, nuk lejohet të ruhen si rezervë e të shfrytëzohen më vonë, siç bëri qeveria. Vendimi i gjykatësve kushtetues ka shkaktuar një krizë buxhetore, me pasoja të mundshme politike. Ka tronditur fort baraspeshën e brishtë në radhët e koalicionit të qendrës së majtë ndërmjet socialdemokratëve, të gjelbërve, liberalëve. Të enjten në mbrëmje, ministri i Financave, Christian Lindner, tha se vitin 2023 do ta shpallte një vit emergjence. Me këtë pezullohet rregulli i borxhit dhe shpenzimet fitojnë “bazë të fortë kushtetuese”.
Me këtë hap qeveria mund t’i plotësojë premtimet kryesore të bëra për vitin 2023-2024. Është i madh presioni i krijuar, ndër të tjera nga industria e çelikut, nga Banka Gjermane për Rindërtimin, nga Forcat e Armatosura të prekura nga shkurtimet e pritshme. Ndaj, liberali Lindner vendosi të enjten goditjen e shpejtë çliruese: të mërkurën e ardhshme, pra, më 29 nëntor 2023, qeveria do të paraqesë në Bundestag kërkesën për të pezulluar për të katërtin vit radhaz rregullin e borxheve.
Ky rregull i fiksuar në kushtetutë ndalon që deficiti publik të kalojë 0,35 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto – me përjashtim të situatave të jashtëzakonshme. Qeveria pritet të argumentojë se ishte situatë e jashtëzakonshme në fillim të vitit 2023, pasi pasojat e krizës energjetike ishin të dukshme. Me një rezolutë emergjente, do të miratohet një buxhet shtesë për vitin 2023.
Me këtë jo vetëm do të justifikohen juridikisht shpenzimet tashmë të bëra. Por, do të paguhen edhe subvencionet e premtuara për ngrohjen, në shumën 18 miliardë euro; industria e çelikut do të marrë katër miliardë euro për të prodhuar çelik me teknologji të gjelbër; kompania e gjysmëpërçuesve Intel në Magdeburg, do të marrë 10 miliardë eurot e premtuara e kështu me radhë.
Marcel Fratzscher, Presidenti i Institutit Gjerman për Kërkimet Ekonomike, flet për një gabim “të ndershëm” të qeverisë me rialokimin e fondeve. Me paratë e rialokuara u subvencionua edhe çmimi i ngrohjes së familjeve gjermane, pra njerëzit vuajtën më pak.
Por, për grupin parlamentar të opozitës CDU/CSU, gabimi formal është dëshmi e re që koalicioni qeveritar tripartiak në pushtet, thjesht nuk di të qeverisë.
Pasiguria për atë që mund të shpenzohet apo jo është shumë e dëmshme për ekonominë gjermane. Po të thellohet recesioni i lehtë i ekonomisë gjermane, sepse tani mungon besimi i investorëve, problemet i ndjen i gjithë Bashkimi Evropian.
Për vitin 2024, do të jetë në fuqi vetëm një buxhet provizor, nëse qeveria nuk arrin ta miratojë atë në minutën e fundit këtë vit. Si në kohë ndërrimi të qeverive, pas zgjedhjeve parlamentare. Janë bllokuar gjerësisht shumë projekte të reja, me shpenzime, që shtrihen në disa vjet.
Situata është e ndërlikuar. Pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese u vë pikëpyetje të gjitha fondeve të jashtëzakonshme të qeverisë, të planifikuara në krizat e fundit. Sipas disa mediave, janë 30 fonde të tilla.
Me fondet e jashtëzakonshme, qeveria ka anashkaluar rregullin e borxhit, në krizat e njëpasnjëshme, të Covidit-19, në krizën energjiteke, në krizën e inflacionit.
Idetë fillestare për të disiplinuar shpenzimet e qeverisë u shprehën në fillim të viteve 2000. Shpenzimet e ribashkimit, papunësia e lartë i kishin rënduar financat e shtetit. Por, në Kushtetutë, frena e borxhit u fut në vitin 2009, në qeverinë Merkel.
Ky instrument ndihmoi në stabilitetin financiar të Gjermaninë. Deri në vitin 2019, borxhi ra nën 60 përqind të PBB-së, nga 81 përqind që ishte një dekadë më parë. Gjermania u kthye në referencë fiskale për Eurozonën, me një dekadë rritje ekonomike të pandërprerë e punësim gati të plotë.
Por, situata gjeopolitike atëherë ishte e ndryshme. Gjermania blinte gaz të lirë nga Rusia. Kina nuk shihej si konkurrente, por si blerëse e zellshme e Gjermanisë.
Frena kushtetuese e borxhit solli disiplinë në shpenzimet e shtetit. Por, sot, shumë ekspertë e shohin atë si instrument jointeligjent, pasi ajo nuk bën dallime në llojin e shpenzimeve që frenon. Frenimi i investimit në arsim sot p.sh. sjell probleme punësimi për të nesërmen.
Si problematik, ky rrjet sigurie ka rezultuar edhe për landet federale. Detyrimin për t’ju përmbajtur rregullit kushtetues për borxhet e kanë edhe ato. Por, edhe landet me kryeministra konservatorë (CDU/CSU) janë përpjekur ta anashkalojnë.
Thirrjet për ta reformuar këtë mekanizëm kushtetues, deri tani nuk mbështeten nga CDU-ja. Dhe, Kushtetuta e Gjermanisë mund të ndryshohet vetëm me një shumicë prej dy të tretash, pra edhe me opozitën.
Probleme politike do të krijohen sapo të diskutohet konkretisht se cilave projekte do t’u hiqet vizë, sepse tani mungojnë 60 miliardë euro. Liberalët kërkojnë të bëhen shkurtime sociale. Por, kjo do të prekte fillimisht pensionet, pastaj subvencionet për arsimin, pra do të godiste kohezionin social. Ndaj këtë e kundërshtojnë socialdemokratët e Të gjelbrit. Nga ana tjetër, Të gjelbrit kërkojnë taksat më të larta për më të pasurit, por këtë e kundërshtojnë liberalët.
Ka thirrje për bashkëpunim edhe me CDU-në. Por, CDU-ja duket se synon ta shtyjë Gjermaninë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo thotë se mund ta hedhë në gjyq tani edhe Fondin për Stabilizimin e Ekonomisë. Prandaj, ministri i Financave Lindner e akuzoi opozitën se kërkon ta hedhë në kaos Gjermaninë.
Pas dyerve, njëkohësisht ekspertët po punojnë me vrull për të gjetur zgjidhje. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker