LAJMI I FUNDIT:

“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ambasadori Hovenier dhe Rohde bëjnë thirrje të ndalet dhuna në familje

“16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” ambasadori Hovenier dhe Rohde bëjnë thirrje të ndalet dhuna në familje

Sot në Kosovë do të mbahet ceremonia e hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Ambasadorët e huaj që veprojnë në Kosovë kanë bërë thirrje që të ndalohet dhuna në familje, transmeton Telegrafi.


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier përmes një video thotë se sot shënohet dita ndërkombëtarë për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke shpresuar që të ketë përkushtim të aktivistëve kundër dhunës.

“Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore, është element kyç, përkushtim i qeverisë amerikane për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e mundësive të barabarta dhe barazisë gjinore”, thotë ai.

Ambasadori Hovenier tutje është shprehur se “Hulumtimet tregojnë se shumë njerëz në Kosovë, vazhdojnë të besojnë se dhuna në familje është çështje private, që duhet të zgjidhet brenda familjes”.

“Organizatat e shoqërisë civile na thonë se viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë shpesh kërkojnë ndihmë vetëm pasi kanë vuajtur për një kohë të gjatë, dhe se raportimi i rasteve të dhunës në familje ende është tepër i ulët. Dhuna në familje nuk duhet të jetë një temë e ndaluar”, ka deklaruar ai.

Edhe ambasadori I Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se sot po bëhemi bashkë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Sot ne po ‘bashkojmë duart’ dhe po dërgojmë një sinjal të fortë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Megjithatë, secili prej nesh ka një përgjegjësi në jetën tonë të përditshme të mbajë një qëndrim kundër dhunës me bazë gjinore”, u shpreh ambasadori në profilin e tij në “X”.

Rastet e dhunës në Kosovë kanë shënuar ngritje për gjatë këtyre muajve, po thuajse çdo ditë policia raporton për raste të ndryshme të dhunës në familje, ku kryesisht viktimat janë gratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori