LAJMI I FUNDIT:

Deputeti ganez bëri një tallje dhe nënçmim publik me Maguiren muaj më parë – vjen reagimi i anglezit

Deputeti ganez bëri një tallje dhe nënçmim publik me Maguiren muaj më parë – vjen reagimi i anglezit

Një anëtar i parlamentit të Ganës ishte tallur me Harry Maguiren, teksa krahasoi zëvendëspresidentin e vendit të tij me mbrojtësin e Manchester United.

Isaac Adongo është deputet i partisë opozitare të Kongresit Demokratik Kombëtar. Parlamenti ishte duke debatuar për buxhetin e vitit 2023, me NDC duke pretenduar se ekonomia ishte keqtrajtuar nga Partia e Re Patriotike në pushtet.


Dhe si mënyrë për të sulmuar Mahamudu Bawumia të NPP-së, i cili shërben si zëvendëspresident dhe më parë ishte Zëvendës Guvernator i Bankës së Ganës, Adongo mori shembull Maguiren.

“Nëse jeni adhurues i futbollit dhe unë isha i lumtur që pashë gëzimin kur Gana fitoi, por ishte një lojtar në Mbretërinë e Bashkuar, në Angli, i quajtur Maguire, i cili luante për Manchester United”, kishte thënë Adongo në parlamentin e Ganës, raporton themirror.

“Harry Maguire, ai është një mbrojtës. Ai u ndesh me të gjithë dhe e hidhte trupin e tij kudo. Ai shihej si mbrojtësi më i mirë në botë, Manchester United ishte në fund. Ai u bë kërcënimi më i madh i qendrës së mbrojtjes së Manchester United, duke u përballur me lojtarët e Manchesterit dhe duke u dhënë asistime kundërshtarëve. Zoti kryetar, kur të shihni kundërshtarët që shkojnë për të shënuar, Maguire do të shënojë për ta”.

Maguire bëhet temë e talljes në parlamentin ganez - deputeti opozitar thotë se qeveria po dështon si futbollisti i Unitedit
Lexo po ashtu Maguire bëhet temë e talljes në parlamentin ganez - deputeti opozitar thotë se qeveria po dështon si futbollisti i Unitedit

Adongo më pas përdori rënien e formës së Maguires për ta krahasuar atë me Baëumian, të cilin ai e akuzoi për keqmenaxhim të ekonomisë. Ai e quajti atë një “Maguire ekonomik” ndërsa e kritikoi nënpresidentin.

Por, deputeti i partisë opozitare kishte kërkuar falje ndaj anglezit, ndërsa pas një viti, lojtari ka bërë reagim publik.

“Deputeti Issac Adongo, të pranohet kërkim falja. Shihemi së shpejti në Old Trafford”, ka shkruar Maguire. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori