Shkelje flagrante e sovranitetit të Republikës së Kosovës, po konsiderohet propozimi i Komisionit Evropian që i lejon të udhëtojnë pa viza qytetarët e Kosovës që bartin pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Kështu ka thënë për Telegrafin, njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi. Arifi theksoi se në këtë rast është edhe shkelje e vetë marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.
“Sa i përket propozimit të Komisionit Evropian që edhe qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta serbe mund të udhëtojnë pa viza, duhet kuptuar që këto pasaporta serbe janë të lëshuara nga Qendrat Koordinuese kinse të komunave të Serbisë në Republikën e Kosovës. Pra është shkelje flagrante e sovranitetit të Kosovës dhe njëfarë mënyre është edhe shkelje e vetë marrëveshjeve që i ka ndërmjetësuar BE-ja, në këtë rast Bashkimi Evropian nuk po është neutral, por i njëanshëm”, ka deklaruar Arifi.
Ai më tej ka theksuar se mund të ketë ndodhur ndonjë gabim jashtëzakonisht i madh, “sepse është edhe e pakuptueshme sesi Komisioni Evropian jep një propozim të tillë”.
Arifi është shprehur i bindur se një propozim i tillë nuk do të mund të aprovohet.
“Sidoqoftë një propozim i tillë nuk do të thotë se mund të kaloj, sepse duhet të miratohet në Këshill në bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Pra është një betejë që nuk besoj se do ta merr dritën e gjelbër sepse Parlamenti Evropian e njeh Republikën e Kosovës dhe nuk besoj që do të mund ta gjenin një gjuhë të përbashkët me Këshillin që ti lejohej serbëve të Kosovës të udhëtojnë me pasaporta ilegale”, u shpreh Arifi për Telegrafin.
Njohësi i çështjeve politike, tutje ka shtuar se edhe për BE-në duhet të jenë ilegale këto pasaporta, sepse Qendrat Koordinuese të cilat lëshojnë këto pasaporta nuk janë institucione që operojnë brenda Republikës së Kosovës.
“Po besoj që ka qenë ndonjë gabim teknik po themi kushtimisht por kjo nuk guxon të ndodhë në një nivel kaq të lartë të komisionit evropian, dhe urojmë të përmirësohet”, ka thënë Arifi.
Sipas Propozimit të Komisionit Evropian që ka siguruar Telegrafi thuhet se duke pasur parasysh shqetësimet në atë kohë për rreziqet e lëvizjeve të parregullta të migrimit me origjinë nga Kosova dhe faktit se në atë kohë nuk kishte dialog për liberalizimin e vizave me Kosovën, një kategori e mbajtësve të pasaportave serbe u përjashtua nga kërkesa për vizë, përkatësisht mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe në Beograd. Kjo drejtori përpunon të gjitha kërkesat për pasaporta të pranuara nga serbët e Kosovës me banim në Kosovë dhe nga diaspora serbe e Kosovës që jeton jashtë Kosovës.
“Drejtoria Koordinuese Serbe është themeluar gjatë dialogut për liberalizimin e vizave me Serbinë. Qëllimi ishte zëvendësimi i shtatë drejtorive rajonale të policisë të shpërndara në territorin serb, të cilat deri atëherë ishin përgjegjëse për lëshimin e pasaportave për serbët e Kosovës. Pasaportat e lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe janë biometrike dhe janë përdorur nga mbajtësit e tyre si dokumente udhëtimi për të udhëtuar në BE që nga themelimi i Drejtorisë”, thuhet në propozimin e ri të Komisionit Evropian.
Ndryshe, mbi 20 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të tërheq Propozimin që i lejon udhëtim pa viza bartësve të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë.
Në një letër drejtuar Ylva Johansson, Komisionere Evropiane për Çështje të Brendshme, organizatat e shoqërisë civile theksojnë se propozimi i Komisionit Evropian vjen në një kohë ku ka shumëfishim të numrit të qytetarëve serbë që kërkojnë të pajisen me dokumente të Kosovës, përfshirë pasaportat dhe targa të veturave dhe kjo sipas tyre është një zhvillim tejet pozitiv dhe jashtëzakonisht premtues për kthim të normalitetit në veri të vendit.
Edhe Qeveria e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me këtë propozim.
Në një reagim në Facebook, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, theksoi se pasaportat në fjalë, të cilat janë lëshuar “nga ajo që njihet si Drejtori Koordinuese serbe”, e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë, gjë që është e papranueshme për Qeverinë e Kosovës dhe cenon integritetin e saj territorial.
“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me propozimin e Komisionit Evropian për pasaportat e lëshuara nga e ashtuquajtuara Drejtoria Koordinuese serbe.
Ky propozim, nuk është diskutuar me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e as konsultuar apo informuar mbi këtë. Pasaportat ilegale të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, i konsideron komunat brenda Kosovës si pjesë të juridiksionit të Serbisë, shkelje kjo e sovranitetit tonë dhe e papranueshme”, tha Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje