LAJMI I FUNDIT:

“I ndjek të gjitha ndeshjet e tyre”- Kessie pranon se i mungon koha kur ishte futbollist i Barcelonës

“I ndjek të gjitha ndeshjet e tyre”- Kessie pranon se i mungon koha kur ishte futbollist i Barcelonës

Pasi ishte transferuar tek Barcelona si lojtar i lirë nga Milani gjatë verës së vitit 2022, Franck Kessie nuk arriti të gjejë një vend startues gjatë kohës së tij në Kataloni.

Megjithatë, në sezonin e tij të vetëm ai ndihmoi klubin të fitonte titullin e La Ligas, për herë të parë në katër vitet e fundit si dhe Superkupën e Spanjës.


Kessie u largua nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror për t’u bërë pjesë e skuadrës arabe Al-Ahli dhe duke iu bashkuar grupit masiv të lojtarëve që janë larguar nga Evropa në favor të Lindjes së Mesme.

Kalimi i tij në Arabi ishte një marrëveshje që e ndihmoi Barcelonën të lehtësonte disi problemet e saj financiare, pasi ata fituan 12 milionë euro nga shitja e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

Presidenti i Real Madridit i dërgon një letër mbështetëse Gavit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Spanjën
Lexo po ashtu Presidenti i Real Madridit i dërgon një letër mbështetëse Gavit pas lëndimit të rëndë që pësoi me Spanjën

Pavarësisht se ishte pjesë e Barcelonës vetëm për 12 muaj, Kessie tha se ndihej si në shtëpinë e tij në Kataloni dhe se ende vazhdon t’i ndjek të gjitha ndeshjet e tyre.

“Më mungon ngrohtësia e Camp Nou dhe mbështetja e tifozëve. Të luash në një stadium si Camp Nou, i cili është një stadium me 100 mijë ulëse… Nuk ka shumë të tillë në Evropë”, ka thënë fillimisht Kessie për mediumin katalan Sport.

“Kam kujtime shumë të mira nga koha ime te Barça. Kam fituar dy tituj në sezonin tim të parë, Superkupën dhe Ligën. Dhe gjithashtu kam kujtime shumë të mira për qytetin, stafin e trajnerëve dhe lojtarët e mëdhenj të cilët i kam takuar. Unë i ndjek të gjitha ndeshjet e tyre dhe përpiqem t’u jap mbështetjen time nga distanca”, shtoi ai.

Kessie dha gjithashtu opinionin e tij për gjendjen aktuale të Barcelonës, mes kritikave nga mediat për paraqitjet e tyre të fundit.

Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit në Ligën Premier
Lexo po ashtu Barcelona e gjen zëvendësuesin e Gavit në Ligën Premier

“Unë mendoj se Barcelona ka një ekip të mirë me lojtarë të mrekullueshëm. Ka lojtarë të rinj që po fitojnë forcë, si Lamine Yamal. Sot, Barcelona ka një ekip të madh dhe lojtarë të mrekullueshëm. Jam i bindur se këtë sezon ata do të fitojnë sërish një titull”, përfundoi Kessie.

Barcelona do të luajë në vikend në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos, ku përveç Gavit i cili tashmë ka humbur sezonin, në dyshim për t’u paraqitur në këtë sfidë mbetet edhe gjermani Ter Stegen i cili po ankohet nga një lëndim./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori