LAJMI I FUNDIT:

Kroacia iu përgjigj Serbisë me të njëjtën masë – kroatët shpallin persona ‘non-grata’ diplomatin serb në Zagreb

Kroacia iu përgjigj Serbisë me të njëjtën masë – kroatët shpallin persona ‘non-grata’ diplomatin serb në Zagreb
Grlić Radman

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka folur sot për dëbimin e diplomatit kroat nga Serbia.

Sipas burimeve të mediave, Kroacia po dëbon diplomatin serb, Petar Novakoviq.

“Ne prisnim një përshkallëzim, por jo një lëvizje kaq radikale, që nuk është e zakonshme”, ka thënë Grliq Radman me rastin e dëbimit të diplomatit kroat, sekretarit të parë të ambasadës kroate në Serbi, Hrvoj Snajder.


Grliq Radman tha se Kroacia ka marrë një masë reciproke, shkruan index.hr.

“Kemi vendosur që këshilltarin e ambasadës serbe në Kroaci ta shpallim persona non grata. Nota i është dorëzuar ambasadorit dhe në të thuhet se këshilltari duhet të largohet nga territori i Republikës së Kroacisë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se refuzojnë arsyet për dëbimin e diplomatit kroat nga Serbia.

“Ambasadorit kroat nuk i është dhënë arsye. Atij i është thënë se nuk është e nevojshme të arsyetohen. Nuk i dimë arsyet e vendimit, gjë që është edhe më shqetësuese”, tha ai.

I pyetur për tabloidet serbe që shkruanin se një diplomat kroat u dëbua me akuzën e spiunazhit, ai tha se “Diplomati nuk u dëbua nga mediat, por nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë”.

Ministria e Jashtme e Serbisë e shpallë non grata, Sekretarin e Parë të ambasadës kroate në Beograd
Lexo po ashtu Ministria e Jashtme e Serbisë e shpallë non grata, Sekretarin e Parë të ambasadës kroate në Beograd

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë shpalli person non grata Hrvoj Shnajderin, sekretarin e parë në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Beograd.

Siç shkruhet në sqarimin e publikuar në ueb faqe më 20 nëntor, ministria e ka marrë atë vendim në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës, i cili rregullon marrëdhëniet diplomatike-konsullore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori