LAJMI I FUNDIT:

Data dhe ora se kur do t’i mësojë Shqipëria emrat e kundërshtarëve për Euro 2024

Data dhe ora se kur do t’i mësojë Shqipëria emrat e kundërshtarëve për Euro 2024

Shqipëria ka arritur për herë të dytë që të sigurojë vendin e saj në një Kampionat Evropian (hera e parë në 2016), pasi në vitin 2024 do të jetë në Gjermani.

Kombëtarja kuqezi, e udhëhequr nga trajneri Sylvinho, e ka siguruar kualifikimin në turneun madhështor, duke e mbyllur fazën kualifikuese si lider i grupit.


Tani sytë janë kthyer te përcaktimi i kundërshtarëve që kombëtarja do të përballet në këtë event që shumë i presin me padurim.

Mes shumë emocioneve, djali i heroit Afrim Bunjaku thirri emrin e babait të tij së bashku me tifozë e tjerë në "Air Albania"
Lexo po ashtu Mes shumë emocioneve, djali i heroit Afrim Bunjaku thirri emrin e babait të tij së bashku me tifozë e tjerë në "Air Albania"

Zbulimi i ekipeve kundërshtare pritet të bëhet së shpejti, pasi shorti për Euro 2024 është caktuar të mbahet më 2 dhjetor.

UEFA ka planifikuar të organizojë ceremoninë në këtë datë në ora 18:00 në Hamburg, gjatë së cilës do të përcaktohet rrugëtimi jo vetëm i ekipeve të kualifikuara, por edhe atyre që janë ende në pritje të pjesëmarrjes, pasi në mars do të luajnë në raundin e play-off-it.

Shorti do të realizohet duke lënë hapur tre vende për skuadrat e play-off-ve, të cilat do të konfirmohen zyrtarisht si pjesëmarrëse në turne vetëm pasi të kenë përfunduar ndeshjet e tyre në mars.

Transfermarkt sjell shifrat: Nga përfaqësueset e kualifikuara në Euro 2024, Shqipëria e dyta me vlerën më të vogël të ekipit në treg
Lexo po ashtu Transfermarkt sjell shifrat: Nga përfaqësueset e kualifikuara në Euro 2024, Shqipëria e dyta me vlerën më të vogël të ekipit në treg

Një detaj interesant është se Gjermania, si vend pritës, është e vetmja skuadër që e ka të garantuar grupin e saj.

Gjermanët do të jenë automatikisht në Grupin A si ekipi i parë, duke u siguruar kështu që të luajnë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali do të njoftojë

Arsenali do të njoftojë "së shpejti" nënshkrimin e parë të verës pasi mundi Real Madridin për lojtarin

Premier League
Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

Shkruhet historia në NBA: LeBron James dhe djali i tij Bronny bëhen shokë skuadre

NBA

"Isha absolutisht i vdekur" - fjalët e Jude Bellingham pas ndeshjes me Sllovninë shqetësojnë fansat anglez

Përfaqësueset
Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Superkompjuteri zbulon shanset e secilës kombëtare për të kaluar në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale – parashikon edhe fituesin

Përfaqësueset
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë

"Largojë nga formacioni Bellinghamin dhe Kanen" - Southgates i kërkohet që të fillojë pa dy yjet kryesorë

Përfaqësueset
Kalo në kategori