Kush është në bordin e OpenAI – ‘grupi që qëndron pas largimit’ të Sam Altman
Të premten, bordi i OpenAI, kompanisë që qëndron pas chatbotit viral ChatGPT, largoi papritur dhe publikisht CEO-n e saj Sam Altman.
Njoftimi erdhi një ditë pasi ai u shfaq publikisht në emër të kompanisë së tij në Samitin e CEO të APEC të së enjtes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bordi i OpenAI tha se kreu “një proces shqyrtimi konsultativ” dhe se Altman “nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin, duke penguar aftësinë e tij për të ushtruar përgjegjësitë e tij”.
“Bordi nuk ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI”, vazhdoi deklarata e bordit.
Deri këtë javë, bordi prej gjashtë personash i OpenAI përfshinte bashkë-themeluesin dhe presidentin e OpenAI, Greg Brockman, i cili ishte gjithashtu kryetar i bordit; Ilya Sutskever, shkencëtari kryesor i OpenAI; Adam D’Angelo; Tasha McCauley; Helen Toner; dhe vetë Altman.
Ndryshe, kompania filloi publikimin e listës së anëtarëve të bordit të saj në faqen e saj të internetit në korrik.
Por kush janë anëtarët e bordit, “që qëndrojnë pas largimit të Sam Altman”?
Paraprakisht kujtojmë se Greg Brockman, një bashkëthemelues i OpenAI, hoqi dorë nga roli i tij në kompani të premten në shenjë proteste ndaj largimit të Altman.
Dhe veç tyre, pjesë e bordit janë edhe Ilya Sutskever, që është i vetmi bashkëthemelues i mbetur i OpenAI në bord.
Pasi bashkëthemeloi DNNResearch – një startup i AI i fokusuar në rrjetet nervore – dhe ia shiti Google-it, Sutskever iu bashkua Google si një shkencëtar kërkimor dhe qëndroi për gati tre vjet përpara se të kalonte në OpenAI si bashkëthemelues dhe drejtor kërkimi. Që nga nëntori 2018, ai ka qenë shkencëtari kryesor i kompanisë.
Përveç tij, pjesë e bordit është Adam D’Angelo, CEO aktual i Quora, një platformë sociale për pyetje dhe përgjigje.
D’Angelo kaloi gati katër vjet në Facebook dhe ishte CTO i gjigantit të teknologjisë nga 2006 deri në 2008. Ai nuk është punonjës në OpenAI.
Një tjetër figurë e rëndësishme është edhe Tasha McCauley, që nuk është një punonjëse e OpenAI, por është në bordin e drejtorëve të OpenAI dhe GeoSim Systems, një kompani e teknologjisë gjeohapësinore, përcjell Telegrafi.
Ajo është një shkencëtare e lartë e menaxhimit në Rand Corporation dhe ka qenë në bordin e OpenAI që nga viti 2018.
Ndërsa Helen Toner është një anëtare bordi dhe jo punonjëse në OpenAI, që kaloi kohë në Qendrën e Universitetit të Oksfordit për Qeverisjen e AI, dhe ka qenë drejtore e strategjisë për Qendrën për Sigurinë dhe Teknologjinë në zhvillim të Georgetown për gati pesë vjet.
Vitin e kaluar, Toner i tha Journal of Political Risk se: “Ndërtimi i sistemeve të AI që janë të sigurta, të besueshme, të drejta dhe të interpretueshme është një problem i madh i hapur… Organizatat që ndërtojnë dhe vendosin AI do të duhet gjithashtu të pranojnë se mposhtja e konkurrentëve të tyre në treg – ose në fushën e betejës – nuk ka asnjë dobi nëse sistemet që ata po vendosin janë me gabime, të hakeruara ose të paparashikueshme”.
Ndryshe, në fillim të këtij viti, investimi i zgjeruar i Microsoft në OpenAI – 10 miliardë dollarë shtesë – e bëri atë investimin më të madh të AI të vitit, sipas PitchBook.
Dhe me gjithë investimin e tij të rëndësishëm, megjithatë, Microsoft nuk ka vend në bord në OpenAI.
“Ndërsa partneriteti ynë me Microsoft përfshin një investim shumë miliardë dollarësh, OpenAI mbetet një kompani tërësisht e pavarur e qeverisur nga Organizata Jofitimprurëse OpenAI”, ka deklaruar publikisht OpenAI.
E njoftimet e veçorive të produkteve të OpenAI së fundmi treguan se një nga kompanitë “më të nxehta” në teknologji ka evoluar me shpejtësi ofertat e saj në një përpjekje për të qëndruar përpara rivalëve si Anthropic, Google dhe Meta në garën e armatimeve të AI.
ChatGPT, i cili theu rekorde si aplikacioni i këtij lloji me rritjen më të shpejtë në histori, muaj pas lansimit të tij, tani ka rreth 100 milionë përdorues aktivë në javë, tha OpenAI këtë muaj.
Më shumë se 92% e kompanive të Fortune 500 përdorin platformën, nga 80% në gusht, dhe ato shtrihen në të gjithë industritë si shërbimet financiare, aplikacionet ligjore dhe arsimi, sipas Mira Murati, CTO, që ishte edhe CEO e përkohshme e OpenAI. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Mësohet koha kur do të dalë GTA VI
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Android më i pasigurti
Apple mund ta prezantojë iPhone-in e palosshëm në vitin 2023
iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max peshojnë më pak për shkak të kornizës me titan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare