LAJMI I FUNDIT:

Moti i ligë kaplon Bullgarinë – nga stuhia e fuqishme, bora e shiu, humbin jetën dy persona

Moti i ligë kaplon Bullgarinë – nga stuhia e fuqishme, bora e shiu, humbin jetën dy persona

Në Bullgari kanë humbur jetën dy persona nga stuhia që ka goditur pjesën më të madhe të këtij vendi, ku erërat e forta, shiu dhe bora kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe shumë qytete e fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Banorët e pjesës lindore të Bullgarisë, që është goditur më së rëndi nga stuhia, kanë thënë se nuk kanë përjetuar mot të tillë të ligë deri më sot, transmeton Telegrafi.


Në Varna, qytet në Detin e Zi, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, kurse autoritetet kanë paralajmëruar që stuhia paraqet rrezik për banorët.

Në këtë qytet është vështirësuar furnizimi me energji elektrike, kurse rrugët janë bllokuar dhe janë bërë të pakalueshme.

Policia bullgare ka njoftuar mbrëmë se një burrë ka humbur jetën pasi që me furgon është përplasur në një dru të shkulur në Sofia, derisa në Varna një grua humbi jetën kur mbi të ranë degët e një druri gjigant.

Meteorologët bullgarë kanë paralajmëruar për mot të ligë në pjesën më të madhe të pjesës lindore të Bullgarisë, me erëra që fryjnë deri në 125 kilometra në orë. E sasia e madhe e shiut që ka rënë do të shndërrohet në akull si pasojë e rënies së temperaturave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Pasagjerët u larguan të hutuar dhe të lagur gjatë fluturimit 4 orësh për në New York

Amerika
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Kalo në kategori