Izraeli dhe Hamasi nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë mbrëmë, duke iu përgjigjur një raporti të Washington Post se një marrëveshje ishte arritur.
SHBA vazhdon të punojë drejt një marrëveshjeje mes dy palëve, tha zëdhënësi. Një zyrtar tjetër amerikan konfirmoi se asnjë marrëveshje nuk është arritur, transmeton Telegrafi.
Washington Post raportoi dje se një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Katari u arrit midis Izraelit dhe Hamasit, për një armëpushim pesëditor në këmbim të lirimit të 50 ose më shumë pengjeve.
“Nuk ka ende një marrëveshje, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një të tillë”, tha në një deklaratë Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.
Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin pas tërbimit të grupit militant në Izrael më 7 tetor, në të cilin luftëtarët e tij vranë 1200 njerëz dhe morën 240 pengje, sipas të dhënave izraelite.
Ndërsa konflikti hyri në javën e shtatë, autoritetet në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi thanë se numri i të vdekurve ishte rritur në 12,300, duke përfshirë 5,000 fëmijë.
Izraeli tha se po përgatitej të zgjeronte ofensivën e tij kundër militantëve të Hamasit në jug të Gazës, pasi sulmet ajrore vranë dhjetëra palestinezë, përfshirë civilë që thuhet se ishin strehuar në dy shkolla.
Washington Post raportoi se Izraeli, SHBA dhe Hamasi arritën një marrëveshje paraprake për lirimin e dhjetëra grave dhe fëmijëve të mbajtur peng në Gaza, në këmbim të një armëpushimi pesë-ditor.
Si pjesë e marrëveshjes së detajuar prej gjashtë faqesh, të gjitha palët do të ngrinin operacionet luftarake për të paktën pesë ditë, ndërsa “50 ose më shumë pengje fillestare lirohen në grupe më të vogla çdo 24 orë”, raportoi Post. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Scholz dhe Macron “qëndrojnë së bashku ndërsa Evropa përgatitet të përballet me Trump”
Skena të rralla nga Florida – stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!