LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare, Zvicër – Kosovë: Dardanët me shumë mungesa në përbërje

Formacionet zyrtare, Zvicër – Kosovë: Dardanët me shumë mungesa në përbërje

Kosova luan në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të raundit të nëntë në grupin E, për kualifikueset e Euro 2024.

Dardanët hyjnë në këtë takim me ndjesi pozitive, pas fitores së arritur në “Fadil Vokrri” një javë më parë ndaj Izraelit me rezultat 1-0.


Kualifikimi është shumë i vështirë për Kosovën, pothuajse i pamundur pasi do të duhej që ata të fitonin dy ndeshjet e mbetura dhe të shpresonin në një humbje të Zvicrës ndaj Rumanisë.

Kosova është duke u ballafaquar me mungesa të shumta për këtë ndeshje, ndërsa sot u bë e ditur që edhe Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Primozh Gliha.

Kosova paraqitet me sistemin 3-5-2, ku porta i është besuar Visar Bekajt, ndërsa në mbrojtje luajnë Ilir Krasniqi, Fidan Aliti dhe Lumbardh Dellova.

Në mesfushë Gliha ka vendosur të luajë me Bernard Berisha, Mërgim Vojvoda, Qëndrim Zyba, Florent Muslija dhe Florent Hadërgjonaj.

Sulmit i prin dyshja Elbasan Rashani dhe Zymer Bytyqi.

Në anën tjetër tek Zvicra nga minuta e parë do të luajnë dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.


Formacionet zyrtare:

Kosova: Bekaj; Krasniqi, Aliti, Dellova; Berisha, Vojvoda, Zyba, Muslija, Hadërgjonaj; Rashani, Bytyqi.

Zvicra: Sommer, Commert, Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Okafor, Vargas.


Dueli mes Zvicrës dhe Kosovës pritet të nis me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori