Me kërkesë të SPAK, Gjykata Antikorrupsion ka caktuar masën e sigurisë për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Top Channel raporton se GJKKO ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin.
Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.
Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” .
Sipas Prokurorisë Speciale, këto shkelje të ish-ministrit Ilir Beqaj lidhen me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
“Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”. Të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Urdhërohet personin nën hetim të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Për llogari të këtij hetimi, në 17 Gusht 2023 SPAK arrestoi ish-zëvendësministrin e shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit.
Por, në vendimin e miratimit të këtyre arrestimeve dhe vendosjes së masës së sigurisë për 6 persona të tjerë, gjyqtari Erion Bani la disa detyra për prokurorët e SPAK. Njëra prej tyre, thellimi hetimeve për ish-ministrin Ilir Beqja.
Fiks tre muaj nga ky vendim, prokurori i SPAK Edvin Kondilli, përmbushi këtë detyrë lënë prej gjyqtarit Erion Bani, duke siguruar nga gjykata disa masa sigurie për ish ministrin e shëndetësisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker