LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësi i Hamasit: Sa më gjatë të mbetet nën okupim Gaza, aq më të mëdha do të jenë humbjet e Izraelit

Zëdhënësi i Hamasit: Sa më gjatë të mbetet nën okupim Gaza, aq më të mëdha do të jenë humbjet e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po kërkon një “iluzion” në spitalin Al-Shifa në qytetin e Gazës, tha zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Obaida.

“Netanyahu dhe kabineti i tij i luftës po kërkojnë një mirazh që tregon paaftësinë dhe arrogancën e tyre”, tha Abu Obaida.

Të mërkurën, ushtria izraelite sulmoi Al-Shifa, kompleksin më të madh mjekësor në Rripin e Gazës, si pjesë e ofensivës në Rripin e Gazës.


"Kryesisht fëmijë", vriten 26 palestinezë në Khan Younis
Lexo po ashtu "Kryesisht fëmijë", vriten 26 palestinezë në Khan Younis

“Ushtria sulmoi spitalin për të treguar forcën e saj, provë e dështimit dhe humbjes së tyre”, tha Abu Obaida, raporton aa.

Ushtria izraelite njoftoi të premten se forcat e saj gjetën një ushtare të mbajtur rob nga Hamasi në një ndërtesë pranë spitalit Al-Shifa.

“Ne vramë 9 ushtarë izraelitë, shkatërruam dy automjete ushtarake, shkatërruam një apartament ku u barrikaduan ushtarët e armikut në Beit Hanoun dhe vramë ata që ishin brenda. Në katër ditët e fundit shkatërruam 62 automjete ushtarake”, shtoi zëdhënësi i Hamasit.

Abu Obaida tha se Hamasi po përpiqet të mbrojë jetën e pengjeve, por ndonjëherë dështon për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

Izraeli shkatërron qendrën e armëve të Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza
Lexo po ashtu Izraeli shkatërron qendrën e armëve të Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza

Ai tha se luftëtarët e Hamasit ishin përgatitur për një “betejë të gjatë. Sa më gjatë të mbetet okupimi në Gaza, aq më të mëdha do të jenë humbjet e tyre”.

Izraeli ka nisur sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Më shumë se 12 mijë palestinezë u vranë, duke përfshirë mbi 8300 gra dhe fëmijë ndërsa në radhët e izraelitëve kanë vdekur 1200 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Gjermania kundër propozimit të BE-së për t'i dhënë fund dialogut me Izraelin

Azia
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës

Evropa
Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Dalin detajet e para të bisedës telefonike mes Scholzit dhe Putinit - çfarë i kërkoi kancelari gjerman, presidentit rus

Evropa
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori