Pasi Hysri Peqanit i njohur si “Burdushi” edhe për herë të dytë i ishte refuzuar kërkesa për shtyrje e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim (nga Gjykata Themelore dhe më pastaj edhe nga Gjykata e Apelit), “Burdushi” është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.
Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i “Burdushit”, Feim Alaj.
“Përmes urdhëresës së gjykatës, Policia ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë të akuzuarin “Burdushi” për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burgim”, tha Alaj, për “Betimi për Drejtësi”.
Avokati Alaj shtoi se “Burdushi” është marrë për t’u dërguar në burg, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka kontaktuar me Shaban Kamberajn nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, i cili tha se deri në atë kohë nuk është lajmëruar aty. Kurse, nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) në Prishtinë nuk janë përgjigjur.
Gjykata Themelore në Prishtinë përmes aktvendimit të 27 tetorit 2023 kishte refuzuar kërkesën e “Burdushit”, duke e obliguar të njëjtin që të paraqitet të nesërmen në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për të filluar me mbajtjen e dënimit me burgim. Ndaj këtij vendimi, përmes avokatit Durim Osmani, “Burdushi” më 31 tetor 2023 kishte parashtruar ankesë për në Gjykatën e Apelit me kërkesën që të prishet vendimi i Themelores dhe çështja të kthehet në rivendosje.
Por, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar dhe e ka vërtetuar vendimin e Themelores me arsyetimin se nga raportet mjekësore nuk është vërtetuar se “Burdushi vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe se në rast komplikimi mund të marrë kujdesin e duhur edhe gjatë qëndrimit në burg.
Ndaj “Burdushit” ishte refuzuar edhe kërkesa e parë për shtyrje të ekzekutimit të dënimit me burgim edhe nga Themelorja por edhe nga ajo e Apelit, duke kërkuar që i njëjti të paraqitet për vuajtje të dënimit me burgim prej 4 vite e 6 muaj. Mirëpo “Burdushi” përkundër këtyre vendimeve përmes mbrojtësve kishte paraqitur kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë për në Gjykatës Supreme me kërkesë për shtyrje të vuajtjes së dënimit me burgim.
“Burdushi” më 10 janar 2023 ishte dënuar nga Themelorja me 4 vite e 6 muaj burgim dhe me 42 mijë euro gjobë për shkak të ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. Ky vendim ishte vërtetuar edhe nga Apeli, por edhe nga Supremja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje