LAJMI I FUNDIT:

Arsimimi i të rinjve, EUROSTAT e rendit Shqipërinë në fund

Arsimimi i të rinjve, EUROSTAT e rendit Shqipërinë në fund

500 studentë më pak u ulën në auditore, këtë vit krahasuar me një vit më parë.

Ky numër i ulët i tyre rrezikon dhe mbylljen e disa degëve në universitete. Shkaqet janë të shumta, duke filluar që nga emigrimi e deri tek pamundësia ekonomike për të ndjekur studimet.

“Ka lidhje me humbjen e besimit tek diplomimi, ose procesi i diplomimit të lartë. Së dyti, të rinjtë më shpejt mendojnë të emigrojnë sesa të shkollohen të arsimohen dhe të ndjekin pasione. Së treti lidhet me varfërinë, të rinjtë nuk kanë mundësinë t’u përgjigjen kërkesave që ka një shkollim, i cili në vetvete është proces i kushtueshëm”, thotë Entela Binjaku, sociologe.


Të rinjtë më arsim të lartë, të papunë kanë pasur një rënie të lehtë sipas shifrave të INSTAT në tremujorin e dytë të vitit 2023.

Nga 9.8% në tremujorin e dytë të vitit aktual me rënie vjetore 0.7%. Mungesa e sigurimit të një vendi pune pas përfundimit të studimeve është një tjetër faktor që i largon të rinjtë nga universiteti.

“Përgjithësisht niveli i kualifikimit që kërkohet është i ulët deri në të mesëm profesional, gjë që sjell një mungesë të interesit për një arsim të lartë. Hapësirat më të larta për punë janë të atij profili që nuk kanë arsim të lartë. Mjaftohen me atë çfarë marrin ën fund të ditës dhe lehtësinë për të gjetur një punë”, shprehet Erion Muça, ekspert punësimi.

Prioritetet kryesore të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve vijojnë të mbeten rritja e numrit të studentëve që ndjekin arsimin e lartë, nga 24,123 studentë në vitin 2023, në 28,000 studentë në vitin 2026.

Sipas të dhënave të INSTAT dhe EUROSTAT, të rinjtë shqiptarë renditen të tretët nga fundi për peshën e të rinjve me arsim të lartë, pas të rinjve rumunë, me 23%, italianëve me 28%.

Ekspertët ngrenë alarmin se nëse vazhdohet me këto ritme, shumë shpejt Shqipëri do të kthehet në një vend ku është më lehtë të gjesh krah pune sesa njerëz të kualifikuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori