LAJMI I FUNDIT:

E DI NJË NJERI

E DI NJË NJERI

Poezi nga: Robert Creeley
Përktheu: Fadil Bajraj

Si i thashë
mikut, ngase vazhdimisht flas,
John, i

thashë, sado që kështu
s’quhej, errësira po na
rrethon, çka do të


ndërmarrim kundër saj,
përndryshe, a do dhe pse mos,
ta blejmë një veturë të hamamtë të fortë,

vozit, tha, pashë
zotin, shiko
kah po shkon.