Ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës dhe Kamerunit, Alex Song, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 36-vjeçare.
Song e nisi karrierën në akademinë e Bastias në Francë, përpara se të transferohej në Arsenal për 4 milionë euro në vitin 2005 dhe pasi dështoi të lë shenja për Gunners, kamerunasi kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2006-07 në huazim te Charlton Athletic.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, Song u shndërrua në një lojtar integral për Arsenalin nën drejtimin e Arsene Wenger , duke shënuar 10 gola dhe duke ofruar 23 asistime në 204 ndeshje për klubin, duke shënuar 11 gola në sezonin 2011-12, teksa formoi një lidhje të fortë në fushë me Robin van Persie .
Paraqitjet e Song në sezonin e tij të fundit në Arsenal e panë atë të përfundojë i treti në votim për Futbollistin Afrikan të Vitit 2012 pas Didier Drogba dhe Yaya Toure, teksa ai u shit te Barcelona për 19 milionë euro po atë verë.
Mesfushori shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerë në 65 ndeshje për Barcelonën, duke fituar një titull të La Ligës dhe një Superkupë të Spanjës, por ai nuk arriti të bëhej pjesë e formacionit startues në ekipin e mbushur me yje të Barcelonës.
Song më pas u kthye në Ligën Premier tek West Ham United në një marrëveshje huazimi dyvjeçare, duke luajtur në 46 ndeshje, përpara se të bashkohej me Rubin Kazanin si lojtar i lirë në 2016 kur i skadoi kontrata në “Camp Nou”.
Pas një periudhe jo të suksesshme në Rusi, Song kaloi në Zvicër tek ekipi i Sion për një vit e gjysmë, duke u larguar nga klubi në mars të 2020-ës, për t’u rikthyer në Afrikë.
Sa i përket karrierës me kombëtare, Song ka dhuruar katër asistime në 47 ndeshje për Kamerunin, duke përfaqësuar vendin e tij në dy Kupa të Botës dhe në dy Kupa të Kombeve të Afrikës, duke fituar një vend në 11-shen më të mirë në vitin 2008 dhe 2010./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze