LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Linda Evangelista për dietat që iu nënshtrua gjatë karrierës: Më mbaruan paratë, ashtu që pija vetëm ujë

Rrëfimi i Linda Evangelista për dietat që iu nënshtrua gjatë karrierës: Më mbaruan paratë, ashtu që pija vetëm ujë
(Foto: WSJ/Getty)

Linda Evangelista ka treguar së fundmi se në rininë e saj shpesh ka qëndruar e uritur për ta ruajtur peshën pas moshës 30 vjeçare.

Duke folur me Ruth Rogers në podkastin ‘Ruth’s Table 4’, ish-modelja rrëfeu se në kulmin e famës ishte në një dietë rigoroze për të qëndruar aq e hollë sa të shfaqej në pasarelat e shtëpive më prestigjioze të modës.

Megjithatë, të gjitha ato plane ushqimore dhe trajtime të ndryshme ishin jashtëzakonisht të shtrenjta, kështu që në një moment e lanë pa para, prandaj përfundoi duke pirë vetëm ujë në vend të ushqimit.


“Isha shumë e turpëruar, sapo kisha shpenzuar të gjitha këto para dhe e vetmja mënyrë që mund të mendoja për ta rregulluar ishte zero kalori, kështu që pija vetëm ujë”, është shprehur 58-vjeçarja.

Ajo tregoi se përdorte detoksina të ndryshme të dëmshme për trupin dhe ushtronte çdo ditë për të qëndruar në formë. Ndërsa në një deklaratë të mëparshme për dokumentarin “The Super Models” ka thënë se dikur mund të hante çfarë të donte, por në fund të të njëzetave e kuptoi se do të duhej ta kontrollonte marrjen e kalorive.

Evangelista shprehet se iu nënshtrua një programi të veçantë për humbje peshe, ku iu kërkua të pinte vetëm ujë me kripë dhe laksativë bimorë për 10 ditë.

Në një moment, madje iu nënshtrua një procesi të ngrirjes së indeve dhjamore që shkaktoi një efekt anësor ku indi u zgjerua. Kjo procedurë e la me shenja dhe ia shpërfytyroi fytyrën, madje ajo e paditi kompaninë që ia bëri ato procedura estetike. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Inspirim i përhershëm për dama të shëndosha: Kombinimet më të mira të Ashley Graham!

Inspirim i përhershëm për dama të shëndosha: Kombinimet më të mira të Ashley Graham!

Femra
Tri arsye të rëndësishme përse bebes nuk i duhet rrethorja për ecje

Tri arsye të rëndësishme përse bebes nuk i duhet rrethorja për ecje

Këshilla për prindër
Veshjet më të bukura në Javën e Modës në Milano: Një ngjyrë ra më shumë në sy dhe do të jetë një hit i vërtetë

Veshjet më të bukura në Javën e Modës në Milano: Një ngjyrë ra më shumë në sy dhe do të jetë një hit i vërtetë

Moda
Kthimi i xhinseve të ngushta: Pantallona super të ngushta për lojëra në stil atraktiv nga mëngjesi në mbrëmje

Kthimi i xhinseve të ngushta: Pantallona super të ngushta për lojëra në stil atraktiv nga mëngjesi në mbrëmje

Moda
Përse shërben shiriti i verdhë në mes të pelenave?

Përse shërben shiriti i verdhë në mes të pelenave?

Sutjena vetëngjitëse: Mësoni ta vendosni drejt në gjoks

Sutjena vetëngjitëse: Mësoni ta vendosni drejt në gjoks

Kalo në kategori