LAJMI I FUNDIT:

Lidhja Europiane për Ndryshim: Keqpërdorimi i flamurit europian nga pushteti u konfirmua edhe me raportin e KE-së

Lidhja Europiane për Ndryshim: Keqpërdorimi i flamurit europian nga pushteti u konfirmua edhe me raportin e KE-së

Lidhja Europiane për Ndryshim sot sërish e ka akuzuar Qeverinë për keqpërdorim të flamurit europian në miratimin e ligjeve. Përfaqësuesit e këtij koalicioni, thanë e keqpërdorimi i flamurit të BE-së ajo që ata kanë ngritur si shqetësim disa herë.

“Në Raportin e publikuar me 8 nëntor, të gjithë kishin mundësi të shohin vërejtjet e KE se flamuri i BE-së është keqpërdorur dhe abuzuar në kuvend për të shterur dhe shkurtuar debatin, për të shpejtuar ligjet që janë vetëm në interes të pushtetit LSDM – BDI- ASH. Raporti thekson në mënyrë të qartë që flamuri i BE-së u keqpërdor në ndryshimin e Kodit Penal, duke mundësuar kështu lirimin dhe uljen e dënimeve për krimet e korrupsionit dhe nuk ka se si të jetë ndryshe raporti sepse rezultatet janë tashmë të dukshme, kemi jashtë Jankullovksën, Todorovicin, Mijallkovin e shumë të tjerë si ata. Ndërsa edhe përtej raportit, eksponentë të këtyre partive vazhdojnë të mohojnë pasojat e ndryshimit të Kodit Penal”.

“Madje, vetëbesimi e retorika e disave prej tyre vazhdon të jetë edhe më i vrazhdë kundrejt KE, sesa kundrejt neve si opozitë. Ahmeti, i cili me këtë plan po përpiqet të rikthejë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut, për të bërë pazare me kryesinë e OBRM-PDUKM-së, sepse e ka të qartë se do të humb zgjedhjet, në një intervistë të tij doli të jetë aq i sigurt për këto ndryshime, sa për të fyer edhe inteligjencën e Komisionit Europian, ku shpreh që ‘As Washingtoni e as Brukseli nuk i kuptojnë, kur të hyjnë në analizë do të shohin se ato janë të nevojshme’. Ky raport përfundon lojën e tij, gjetjet e këtij raporti tregojnë që analiza është bërë dhe pazaret tuaja të fëlliqura në kurriz të flamurit Europian janë në shesh. Po kritikohen dhe do të vazhdojnë të kritikohen duke qenë pengesë për integrimin e vendit në BE”, thanë nga Lidhja Europiane për Ndryshim.


Ata thonë se populli e ka të qartë se ne nuk po japin vërejtje për të përfituar pikë politike, por vërejtjet e tyre mbështeten me fakte tashmë edhe gjetjet e Komisionit Europian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori