LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik vjen me atë që BBC e quan “mesazhi më i ashpër” për Izraelin

Kryeministri britanik vjen me atë që BBC e quan “mesazhi më i ashpër” për Izraelin

Kryeministri britanik Rishi Sunak nuk ka kërkuar ende një armëpushim.

Por një fjalim i tij të hënën u bëri jehonë paralajmërimeve amerikane se shumë civilë palestinezë po humbasin jetën e tyre në konfliktin Izrael-Hamas.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kryeministri tha se Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet dhe të sjellë pengjet e tij në shtëpi.


Por, sipas tij, gjithashtu duhej të vepronte brenda ligjit ndërkombëtar, të merrte të gjitha masat për të mbrojtur civilët e pafajshëm – duke përfshirë spitalet dhe të ndalonte dhunën ekstremiste në Bregun Perëndimor.

Në këtë drejtim, ai bëri thirrje për pauza humanitare urgjente dhe thelbësore në luftime.

Veç kësaj, ai premtoi të dyfishojë përpjekjet e tij për të kërkuar një zgjidhje me dy shtete për konfliktin, diçka që ai tha se do të përfshinte të bërit më shumë për të ndihmuar Autoritetin Palestinez.

Dhe ky, siç vlerëson BBC, ishte mesazhi më i ashpër i Rishi Sunak për Izraelin dhe një shenjë se mbështetja ndërkombëtare po ndikohet gjithnjë e më shumë nga thirrjet për përmbajtje.

Ndryse, vë në pah ky medium, SHBA dhe Britania e Madhe, si shumë vende të tjera, ofruan mbështetjen e tyre të plotë për Izraelin pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Jeremy Corbyn thuhet se refuzoi 15 herë ta quajë Hamasin një grup terrorist - në një intervistë “shpërthyese” me Piers Morgan
Lexo po ashtu Jeremy Corbyn thuhet se refuzoi 15 herë ta quajë Hamasin një grup terrorist - në një intervistë “shpërthyese” me Piers Morgan

Ky angazhim qëndroi i palëkundur ndërsa ushtria izraelite nisi sulmet e saj hakmarrëse në Gaza – por gjatë ditëve të fundit thirrjet ndaj Izraelit për të ushtruar përmbajtje janë shtuar, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak që të dy duke shtuar thirrjen për mbrojtje më të madhe të spitaleve palestineze.

Biden u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë dje se ai shpresonte për veprime më pak ndërhyrëse rreth Al-Shifa, duke thënë se spitali më i madh i qytetit të Gazës duhet të mbrohet.

Ndërkohë, Sunak mbrëmë foli për “vuajtjet e tmerrshme” të palestinezëve në Gaza, duke thënë se shumë civilë po vdesin.

Ai gjithashtu bëri thirrje për pauza në luftime.

As Uashingtoni dhe as Londra nuk kanë bërë thirrje për një armëpushim të plotë, pavarësisht presionit nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Qeveria izraelite pretendon se Hamasi ka krijuar krizën në Al-Shifa për arsye propagandistike dhe përdor tunelet nën spital si bazë. Por Hamasi e mohon këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori