LAJMI I FUNDIT:

Interi vazhdon si lider, mposht me lehtësi Frosinonen

Interi vazhdon si lider, mposht me lehtësi Frosinonen

Interi ka triumfuar 2-0 ndaj Frosinones në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Ndeshja nisi me dominim nga vendasit, që rrezikuan në minutën e 19-të me anë të Lautaro Martinez, por që portieri kundërshtar bëri pritje fantastike.

Golin e parë për Interin e realizoi Federico Dimarco (43’), apo më mirë të themi një euro gol, pasi gjuajti nga mesi i fushës dhe e zuri portierin e Frosinones jashtë saj, për ta mposhtur në mënyrën fantastike.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa edhe e dyta u dominua nga Nerazzurët.

Me të filluar 45 minutat e dytë, Hakan Calhanouglu (48’) realizoi nga penalltia për rezultatin 2-0.

Walid Cheddira krijoi rastin e parë serioz për mysafirët, por që goditi vetëm shtyllën e majtë në minutën e 57-të.

Interi krijoi një mundësi tjetër të artë me anë të Nicolo Barellas  në minutën e 64-të, por italiani nuk ia doli të gjuante saktë.

Pas javës së 12-të, Interi vazhdon të jetë lider me 31 pikë, ndërsa në xhiron e 13-të do të kenë punë me Juventusin, me Zonjën e Vjetër që është në vendin e dytë me dy pikë më pak. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Portugalia merr një lajm të rëndë, top ylli lëndohet dhe nuk do të luajë në Euro 2024

Përfaqësueset
Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Erling Haaland ka komentuar tre golat e shënuar ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Max Allegri menjëherë pasi u largua nga Juventusi, mund të emërohet te rivalët e tyre

Serie A
Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Man City planifikon ta aktivizojë klauzolën prej 100 milionë eurosh të top yllit brazilian

Premier League
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Erling Haaland me het-trik, Norvegjia dominoi Kosovën në Oslo

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori