LAJMI I FUNDIT:

Rreth 60 policë dhanë dorëheqje sivjet, paralajmërohet përkeqësim i situatës

Rreth 60 policë dhanë dorëheqje sivjet, paralajmërohet përkeqësim i situatës

Rreth 60 zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre brenda këtij viti. Nga Sindikata e Policisë thonë se arsye për këtë ka qenë dëshpërimi me Ligjin e Pagave, mos sigurimi shëndetësor dhe jetësor.

Për shkak të pakënaqësive, disa zyrtarë të Policisë së Kosovës protestuan e disa vendosën që të largohen krejtësisht nga ky institucion.

Nga janari e deri në nëntor të këtij viti, dhjetëra pjesëtarë të këtij institucioni të sigurisë kanë dhënë dorëheqje.


“Deri më tani kemi deri diku rreth 60 dorëheqje vullnetare dhe me paralajmërime që nëse nuk lëvizet diçka në këtë drejtim mund të ketë edhe dorëheqje të tjera”, ka thënë Imer Zeqiri – kryetar i Sindikatës së Policisë.

Njësiti elitar i Policisë protestë para Qeverisë, të pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë
Lexo po ashtu Njësiti elitar i Policisë protestë para Qeverisë, të pakënaqur me shtesat e rrezikshmërisë

E, në mesin e arsyeve që çuan deri te këto dorëheqje, kryeson dëshpërimi me Ligjin e Pagave.

“Kryesisht dorëheqjet e këtij viti janë me pakënaqësi të cilat rrodhën edhe nga ligji pagave por edhe për shkak të kushteve të tjera. Sepse ne jemi një polici që nuk kemi sigurim shëndetësor dhe jetësor me vite të tëra”, ka shtuar Zeqiri.

Shqetësuese këtë situatë nuk e sheh ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se dorëheqje mund të ketë edhe pas rritjes së pagave.

“Ne kemi ditë për ditë që njësitë policore po i lëshojnë polic të ndryshëm sepse është në pyetje çështja materiale dhe dikush mendon që me shkuar jashtë pasurohet. Edhe nesër nëse rritet rroga e elitarëve prapë dikush nga ta mund ta lëshojë, sepse gjithkush i këqyrë llogaritë e tij”, ka deklaruar Tërnava.

Nga efektivi policor, që protestuan para Qeverisë së Kosovës, duke kundërshtuar propozimin e Qeverisë për shtesën për rrezikshmërinë, nuk është dhënë ndonjë njoftim se dikush nga ta ka dhënë dorëheqje. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori