LAJMI I FUNDIT:

Man United do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Evertonit pa Ten Hag në stol

Man United do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Evertonit pa Ten Hag në stol

Trajneri i Man United, Erik Ten Hag nuk do të jetë në gjendje ta udhëheq nga stoli ekipin e tij, kur ata do të përballen me Evertonin në udhëtim pas pushimit me kombëtare.

Kjo për shkak se holandezi u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Luton Town të cilën “Djajtë e Kuq” e fituan me rezultat minimal 1-0 falë golit të Lindelof, pas një proteste tek gjqytari kryesor i takimit.

Ky ishte njëherësh kartoni i tretë i verdhë për Ten Hag, që do të thotë se ai automatikisht do të dënohet më një ndeshje dhe kështu do të duhet të ndjekë nga tribuna sfidën ndaj Evertonit.


Man United i falet golit të Lindelof, triumfon minimalisht në shtëpi ndaj Luton Town
Lexo po ashtu Man United i falet golit të Lindelof, triumfon minimalisht në shtëpi ndaj Luton Town

Ten Hag ishte ndëshkuar me karton të verdhë më herët gjatë këtij sezoni ndaj Tottenhamit dhe Arsenalit.

Pas ndeshjes, ai pranoi se kishte gabuar kur vendosi të kundërshtonte gjyqtarin.

“Ka një pikë të caktuar që duhet të pranosh vendimet e gjyqtarit, këtë duhet të bëj edhe unë,” ka thënë ai.

Në fund Ten Hag shtoi se ka besim tek asistentët e tij për të menaxhuar mungesën e tij në ndeshjen që do të zhvillohet në “Goodison Park”.

Lojtarët e Man Utd tashmë i kanë bërë të qarta ndjenjat për Zidane
Lexo po ashtu Lojtarët e Man Utd tashmë i kanë bërë të qarta ndjenjat për Zidane

“Ne kemi një staf stërvitor shumë kompetent dhe ata do ta marrin përsipër këtë detyrë”, përfundoi 53-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Momenti kur Xherdan Shaqiri për pak sa nuk e realizoi golin më të bukur në Euro 2024 - nga goditja e këndit qëlloi shtyllën

Përfaqësueset
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Saka me deklaratë të madhe për Granit Xhakën pas kualifikimit në gjysmëfinale

Përfaqësueset
Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Spanjës për Kroosin është bërë viral në rrjetet sociale

Gjesti i jashtëzakonshëm i tifozëve të Spanjës për Kroosin është bërë viral në rrjetet sociale

Përfaqësueset

"Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti" - Shaqiri flet pas humbjes nga Anglia

Përfaqësueset
Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Përfaqësueset
Kalo në kategori