LAJMI I FUNDIT:

“Nëse mendon se është Ronaldinho apo Zidane, normal që ka probleme” – Berbatov me këshilla për Antonyn

“Nëse mendon se është Ronaldinho apo Zidane, normal që ka probleme” – Berbatov me këshilla për Antonyn

Dimitar Berbatov një nga futbollistët më të mirë bullgarë të të gjitha kohërave dhe ish-sulmues i Bayer Leverkusen, Tottenham dhe Manchester United ka komentuar sezonin e brazilianit Antony.

Anësori nuk ka shënuar apo asistuar në 11 paraqitje dhe ende nuk po i përmbushi pritshmëritë që Manchester United kishte kur e sollën nga Ajax për 95 milionë euro në verën e vitit 2022.


Përveç kësaj, ish e dashura e akuzoi për dhunë, e cila ende nuk është vërtetuar.

“Antony i pëlqen trajnerit Erik ten Hag. Të gjithë e dinë këtë sepse të dy kanë punuar së bashku në Ajax. Unë e kuptoj që ai ka një marrëdhënie të veçantë me të, siç ka çdo trajner me një lojtar. Ten Hag i beson Antonyt, i cili duhet të jetë i vetëdijshëm se ai ka për të justifikuar besimin sa herë që shkel në fushë”.

“Por Antony nuk po shkon mirë deri tani. Këshilla ime është që ai të luajë lojën thjeshtë dhe të mos e ndërlikojë. Kur mendoni se jeni Ronaldinho apo Zinedine Zidane, do të keni edhe më shumë probleme”.

“Të ndalet së bëri budallallëqe me driblime që nuk janë vendimtare për ekipin. Është i shpejtë, ta përdor për tu futur pas mbrojtjes, për të marrë topin dhe për të bërë asistime dhe gola. Është kaq e thjeshtë. Ai duhet të jetë i disiplinuar dhe i fokusuar që është shumë e vështirë”.

Gary Neville kritikon Antonyn për mungesë të disiplinës gjatë derbit të Mançesterit
Lexo po ashtu Gary Neville kritikon Antonyn për mungesë të disiplinës gjatë derbit të Mançesterit

“Megjithatë, nuk do të habitesha nëse Antony nuk do të luante në ndeshjen e radhës, sepse të gjithë e panë se ai nuk ishte në nivel kundër Fulham. Do të shohim se çfarë do të bëjë Ten Hag. Antony është i talentuar, por nuk duhet t’i ndërlikojë gjërat. Kur të rindërton besimin, atëherë mund të fillojë t’i komplikoni gjërat dhe të bëjë driblime”, ka thënë Berbatov.

Bullgari ka 149 paraqitje, 56 gola dhe 27 asistime për Djajë e Kuq në karrierën e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori