LAJMI I FUNDIT:

“A po vini se nuk më pritet, moti më ka marrë malli për HEB’s” – Buci fton banorët për darkën e të nominuarve

“A po vini se nuk më pritet, moti më ka marrë malli për HEB’s” – Buci fton banorët për darkën e të nominuarve

Akoma pa filluar pyetjet dhe debatet, Buci është i pari i cili ulet në tavolinë, dhe thërret të gjithë të nguten, “A po vini se nuk më pritet, moti më ka marrë malli për HEB’s.

Bucit e Metit i bashkohet menjëherë Linda, Monika e Santiana të cilat fillojnë menjëherë t’i shijojnë ushqimet.

Foto: screenshot/YouTube

“Ky është HEB’s-i i famshëm, të cilin e kam kërkuar që 20 ditë, që sa kohë po e përmend. Definitivisht është një nga hamburgerat që i dua më së shumti, jo vetëm unë, por të gjithë.” – shprehet Ganiu.


“Mbushu mirë, se pastaj ke me folë” – thotë Linda duke qeshur, pasi i bashkohet të tjerëve në tavolinën plot ushqime të ndryshme.

Monika, e cila drejton darkën me pyetjet e bëra nga banorët për njëri-tjetrin, fillon me pyetjen e parë drejt Ledit, ndërsa banorët e tjerë akoma vazhdojnë t’i shijojnë ushqimet e mira.

HEB’s pa dashje është bërë temë diskutimi edhe disa ditë më parë, kur Lumbardhi po debatone me Ganiun, e Blero nuk heziton ta ndërpresë debatin vetëm për të treguar që do të hanë HEB’s për darkë. /Telegrafi/