LAJMI I FUNDIT:

Daja deklarohet rreth barazimit të Ballkanit në udhëtim te Astana

Daja deklarohet rreth barazimit të Ballkanit në udhëtim te Astana

Ballkani ka barazuar pa gola në udhëtim te Astana në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se është shumë i kënaqur me këtë barazim, por që ekipi i tij meritoi më shumë.


“Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit pas ndeshjes për ArtSport.

Dominim nga fillimi deri në fund nga Ballkani ndaj Astanës në Kazakistan, por vetëm një pikë
Lexo po ashtu Dominim nga fillimi deri në fund nga Ballkani ndaj Astanës në Kazakistan, por vetëm një pikë

“Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë”.

“Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përball një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë”.

LIVE: Astana 0-0 Ballkani: Gripshi, i pafat, solo aksion, por pa gol
Lexo po ashtu LIVE: Astana 0-0 Ballkani: Gripshi, i pafat, solo aksion, por pa gol

“Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin, por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira”.

“Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve nga edicioni i kaluar. Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin”.

“Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, ka shtuar më tej Daja. /Telegrafi/