Kushtet në burgjet e Maqedonisë mbeten johumane, mbipopullimi shkakton shqetësim shtesë
Edhe pse infrastruktura ishte renovuar dhe përmirësuar në një numër më të madh të objekteve të burgjeve, kushtet në pjesët e burgut Idrizovë dhe institucionet e tjera të paraburgimit nga sistemi i mbyllur, mbeten johumane, ndërsa mbipopullimi shkakton shqetësim shtesë për popullatën në burg.
Këto janë disa nga çështjet e inicuara në vitet e kaluara të cilat Komisioni Evropian i noton sërish në Raportin për përparim të Maqedonisë së Veriut për vititn 2023.
“Çështjet e inicuara në vitet e kaluara mbetet të pazgjidhura, posaçërisht mungesa e kushteve adekuate për punë të nëpunësve policorë dhe mungesa e institucioneve për mbrojtje adekuate shëndetësore në burgje”, qëndron në raport.
Emërimi i drejtorëve të rinj të Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve dhe të burgut Idrizovë, KE-ja i thekson si hap pozitiv, duke i marrë parasysh të kaluarat e tyre relevante profesionale, ndërsa mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore apo masat për mjekim të varësisë nga droga në burgje thonë se mbetet çështje e shqetësimit serioz.
“Megjithatë, kërkesat nga Ligji për ekzekutim të sanksioneve prej vitit 2029 për zgjedhje të kryesisë së burgut nuk ishin zbatuar në mënyrë konsekuente. Kontrollet e rregullta në burgje duhet të vazhdojnë. Korrupsioni në burgje edhe më tej është problem që përsëritet. Në vitin 2022 ishte miratuar plani për parandalim të korrupsionit në sistemin nacional të burgjeve 2022-26, së bashku me planin vjetor për vitin 2023. Edhe krahas përpjekjeve pozitive për t’u nxitur personeli mjekësor i cili punon në burgje, mungesa e mbrojtjes adekuate shëndetësore apo masa për mjekim të varësisë nga droga në burgje mbetet çështje e shqetësimit serioz. Në mënyrë që të zbatohen në tërësi, strategjia 2021-2025 për zhvillim të sistemit të burgjeve kërkon mjete, personel shtesë dhe përkushtim politik”, thuhet në raport.
Lidhur me sistemin e probacionit, KE-ja thotë se ai vazhdon të zhvillohet, ndërsa numri i rasteve po rritet.
“Në vitin 2022, numri i përgjithshëm i lëndëve rreth të cilave veprohet 11 zyrat për probacion janë rritur në 475 (451 në vitin 2021). Bashkëpunimi duhet të vazhdojë mes sektorit publik dhe atij privat si dhe shoqërisë civile dhe mes agjencive. Koordinimi është përmirësuar mes nëpunësve për dënimin me kusht, gjykatësve, prokurorëve publik, personelit të burgut dhe institucioneve të tjera para se të lirohet i dënuari dhe kjo duhet të vazhdojë. Koncentrimi i një pjese më të madhe nga lëndët me kusht në Gjykatën themelore penale Shkup e thekson nevojën për trajnim dhe ngritja të vetëdijes për përfitimet nga dënimi me kusht në gjykatat e tjera në shtet”, arsyetohet në raport.
Shtohet se nuk ishte arritur përparim në miratimin e ndryshimeve të kornizës ligjore lidhur me dënimet alternative dhe procedurave alternative për rritje të përdorimit të tyre.
“Nuk u arrit përparim i konsiderueshëm në përballje me mungesën e përgjithshme të aktiviteteve të dedikuara, rekreative dhe profesionale për të dënuarit dhe të burgosurit. Në të gjitha institucionet ndëshkuese-përmirësuese duhet të zbatohen aktivitete arsimore dhe risocializuese dhje programe për mjekim”, theksohet në raportin e KE-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje