Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor e Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, ka emëruar Alban Ramabajën ushtrues detyre të drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC).
“Alban Ramabaja është profesionist i fushës, me përvojë mbi 20 vjeçare në aviacion, me përgatitje akademike në inxhinierinë e komunikacionit dhe transportit si dhe kualifikime të shumta profesionale në fushën e aviacionit dhe transportit”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, përvoja e tij në aviacion ka filluar nga viti 2001, në ANP “Adem Jashari” në pozita të ndryshme që lidhen me operimet e aeroplanëve në tokë, dhe si instruktor për disa trajnime profesionale, kurse 6 vitet e fundit, deri në vitin 2013 ishte menaxher i operimeve në platformë dhe shërbimeve për kargo.
“Gjatë punës së tij në industrinë e aviacionit, Alban Ramabaja shquhet për angazhimin shumëvjeçar në të gjitha proceset e ndërtimit të strukturave organizative dhe atyre të standardeve e sistemeve të menaxhimit të sigurisë dhe cilësisë në aeroport. Më tutje, që nga viti 2013, Alban Ramabaja është angazhuar si Inspektor i Aerodromeve në AAC, dhe vitet e fundit poashtu edhe si Këshilltar për Aviacionin Civil në kabinetin e MMPHI-së, i deleguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil sipas Ligjit për Aviacionin Civil, për koordinim ndërinstitucional në proceset dhe projektet specifike të Qeverisë për aviacionin civil”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, Ramabaja ka edhe përvojë ndërkombëtare në fushën e industrisë së aviacionit. Ai kishte rastin të marrë pjesë në Programin për Ekselencën Operacionale në ekipin këshillëdhënës për kompaninë “Saudi Ground Services – SGS” në Aeroportin Ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite.
“Angazhimi i tij ka qenë kryesisht në analizimin dhe studimin e sistemeve operacionale dhe të sigurisë, si dhe proceseve të ndryshme të aeroportit për ofrimin e shërbimeve në tokë për aeroplanët, zhvillimin dhe përmirësimin e tyre, e poashtu edhe në Master Projektin e aeroporti të ri, në fushën e planifikimit të infrastrukturës së këtij aeroporti”, thuhet në njftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës.
Ish-drejtori i AAC-së, Bujar Ejupi, u shkarkua nga Qeveria e Kosovës më 23 tetor 2023. Sindikata e punëtorëve të këtij institucioni i ishte gëzuar këtij shkarkimi, që ata e quajtën të vonuar. Sipas Sindikatës, ky vendim ka ardhur pas tre viteve të shkeljeve profesionale dhe keqmenaxhim të Bujar Ejupit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker