LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: E ardhmja e Kosovës është drejt BE-së, por të vazhdohet me reformat

Szunyog: E ardhmja e Kosovës është drejt BE-së, por të vazhdohet me reformat

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se Kosova dhe Serbia ende s’kanë filluar të implementojnë obligimet nga marrëveshjet e arritura.

Szunyog, duke folur për masat e vendosura nga BE, ka deklaruar se raporti i Komisionit Evropian e njeh se ka progres të caktuar për deeskalim, zgjedhjet lokale në veri dhe angazhimi në dialog, përfshirë themelimin e Asociacionit, por duhet të shihen më shumë hapa që Kosova të mund të gëzojë potencialin nga plani i ri i rritjes.

Szunyog u shpreh kështu pas dorëzimit të raportit për vendin për vitin 2023 nga Komisioni Evropian, tek zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.


“Masat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare. Ka qenë një reagim ndaj zhvillimeve. Në fakt kjo deklaratë është mjaft specifike se çka pritet nga Kosova të fokusohet në deeskalim, zgjedhjet lokale në veri dhe e treta angazhimi në dialog, përfshirë themelimin e Asociacionit. Raporti e njeh që ka një progres të caktuar. Por raporti po ashtu thotë që ne duhet të shohim më shumë hap të tillë Kosova që të mund të gëzojë potencialin nga plani i ri i rritjes”, deklaroi ai, transmeton KP.

Szunyog tha se zgjerimi është prej veglave kryesore që ka Bashkimi Evropian.

Konjufca pranoi Raportin e Progresit për Kosovën, thekson përkushtimin institucional për arritjen e objektivave të përcaktuara
Lexo po ashtu Konjufca pranoi Raportin e Progresit për Kosovën, thekson përkushtimin institucional për arritjen e objektivave të përcaktuara

“Anëtarësimi në BE është çështje strategjike dhe përshtatja e vlerave të Kosovës vlerësohet lartë. Mospajtimet ndërmjet mazhorancës vazhdon të afektojë punën e kuvendit. Meqë Kosova mbetet në fazë të hershme të sistemit gjyqësor, duhet edhe më tutje të mbrojë efikasitetin e sistemit gjyqësor në Kosovë. Ekonomia ka demonstruar qëndrueshmëri sa i përket sfidave të fundit. Sa i përket përgatitjeve të përgjithshme duhet të vazhdojnë tutje për hyrje në BE”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori