Gjergj Dedaj ka mbaruar dëshminë e tij treditore në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas marrjes në pyetje nga trupi gjykues, përmes gjyqtarit Guenawl Mettraux, Dedaj u mor në pyetje edhe nga gjyqtari Christoph Barthe.
Barthe pyeti dëshmitarin lidhur me raportet që kanë pasur “Personi 1” me Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, për të cilin sipas Dedajt nuk dihet saktë nëse ka qenë i pranishëm në ngjarjen në Baicë.
Mbrojtja e Thaçit, përmes avokatit Luka Misetiq, pati disa pyetje shtesë për dëshmitarin, të cilat i bëri në seancë private.
Përveç mbrojtjes së Thaçit, për dëshmitarin Dedaj pati pyetje shtesë edhe mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Eric Tully, por që ishin me përmbajtje të redaktuar për publikun, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndryshe, Dedaj dëshminë e tij e ka filluar të hënën më 6 nëntor 2023.
Ndërsa sot dëshmitarin Gjergj Dedaj ka filluar që ta marrë në pyetje trupi gjykues përmes gjyqtarit, Guenawl Mettraux.
Gjyqtari Mettraux fillimisht pyeti dëshmitarin se a e pranon që deklaratat e dhëna për EULEX-in janë të rreme.
“A e pranoni ju se duke marrë parasysh dëshmitë që po i jepni para kësaj gjykate tani, informacioni apo dëshmitë që i keni dhënë UNMIK-ut janë të rreme, këtë po ma thoni. Për shembull në ato deklarata keni thënë që iu kanë rrahur, këtu po na thuani që nuk ju kanë rrahur. Pra pretendimin se ju kanë rrahur bie poshtë duke marrë parasysh dëshminë që po jepni këtu, a është e drejtë”, tha gjyqtari Mettraux.
Dedaj tha se i ka ekzagjeruar ato deklarata që motivet e tyre i ka treguar tashmë.
“E kam ekzagjeruar dhe i kam tregu motivet e atyre deklaratave të që i kam ekzagjeruar dhe në letrën e fundit që e kam dergu”, tha Dedaj.
Gjyqtari Mettraux tha që sipas dëshmisë që dëshmitari po jep tani i bie që ka gënjyer hetuesit e EULEX-it.
“Sipas dëshmisë që po jepni sot, i bie se ju keni gënjyer hetuesit e EULEX-it, apo jo se ju keni thënë, se keni pretenduar se ju kanë rrahur, edhe të tjerët janë rrahur dhe gjëra të tjera të këtij lloji. Pra, informacioni që i keni dhënë EULEX-it nëse marrim parasysh dëshminë që po na e jepni ju sot i bie që të jetë i rremë dhe tjetërsues, e pranoni këtë?”, pyeti gjyqtari Mettraux.
Dedaj tha se në konferencën për shtyp e ka thënë të vërtetën dhe në deklaratat e fundit.
“Tash e kam thënë të vërtetën, kur jam kthy në konferencë të shtypit dhe e kam thënë të vërtetën këtu, këto ma nuk qëndrojnë”, tha Dedaj.
Gjyqtari Mettraux tha se dëshmitari e ka ditur se mos thënia e të vërtetës ishte vepër penale?
“Që të jemi të qartë, ju e dinit se kur po iu intervistonte EULEX-i. Mos thënia e të vërtetës është vepër penale sipas të drejtës së Kosovës. Ju ishit në dijeni të kësaj”, tha gjyqtari Mettraux.
Ndërsa, dëshmitari tha se nuk ka pasur as avokat as këshilltar juridik e që gjyqtari Mettraux i tha se ishte informuar se të mos tregohet e vërteta është vepër penale.
“Unë jam informuar, por unë nuk kam pas, kurrë jetën time nuk kam qenë nëpër gjykata dhe nuk e kam vlerësu si duhet domethënë atë dhe s’kam pas asnjëherë as këshill juridike e as avokat”, tha Dedaj si përgjigje për gjyqtarin Mettraux.
Pas kësaj, gjyqtari kërkoi që të kalohet në seancë private.
Ndryshe, para se të merret në pyetje ky dëshmitar nga gjyqtari Mettraux, ai u mor në pyetje nga mbrojtja e Rexhep Selimit përmes avokatit Eric Tully ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit nuk parashtruan pyetje.
Gjatë vazhdimit të dëshmisë, Gjergj Dedaj tha se rrugës për në Baicë, bashkë me të ishte personi që i është prezantuar si “Guri”.
“Personi që ka qenë në makinë me mua për të cilin po flasim, kur e kam pyet kush je më ka thënë “Guri”, nuk e di kush është “Guri” sot e atë ditë. Vetëm du me shtu se ‘Guri’ ma ka ble një coca-colë aty se isha i etur. Edhe dua ta falënderoj shumë se është sjellë shumë mirë me mua dhe nuk e harroj atë pije, domethënë është sjellë me mua shumë mirë kushdo që ka qenë ai a “Guri” a “Shkëmbi” a “Çeliku”, unë jam mirënjohës”, tha Dedaj.
Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, avokatit Eric Tully.
Sipas avokatit Tully, Dedaj kishte thënë se askush në Qirez nuk i kishte thënë se Rexhep Selimi e kishte pasur nofkën “Guri”.
Ndryshe, u tha se Gjergj Dedaj në intervistën e dhënë për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në vitin 2014, kishte deklaruar se na makinë me të kishte qenë Rexhep Selimi. Përveç Selimit, Dedaj kishte thënë se në makinë ishte edhe Sylejman Selimi.
Ai tha se pozita e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, i erdhi në saje të një marrëveshjeje parazgjedhore që kishte pasur me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në fund të vitit 2018.
“Në fund të vitit 2018, në saje të një marrëveshjeje parazgjedhore, të nënshkrume me Partinë Demokratike të Kosovës jam emëru ambasador i jashtëzakonshëm, fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, në Shkup”, tha Dedaj.
Dedaj tha se këtë marrëveshje e ka nënshkruar me Kadri Veselin dhe se me PDK-në janë në koalicion që nga viti 2007.
“Të qenurit liberal në Kosovë, miqtë e mi amerikan ma kanë thanë se është sakrificë, mirëpo unë e kam bërë për qëllime të caktume të cilat i kam thënë disa herë, nuk po du me folë tash për parti politike. Në pamundësi për me fitu ulëse në Kuvendin e Kosovës se në krejt Ballkanin, partitë liberale kanë probleme, atëherë kam bërë koalicion. Që nga vitit 2007 jam në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës edhe deri sa të jem gjallë do të jem votues i saj”, tha Dedaj.
Sipas tij, në atë marrëveshje është specifikuar postet që do mund t’i ketë.
“Në këtë marrëveshje e kemi specifiku, do të kemi naj zëvendësministër, naj këshilltar ose mbase një ambasador. E kam nënshkru me të nderumin kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, tha Dedaj.
Avokati i Thaçit, Luka Misetiq e pyeti nëse marrëveshja përfshinte ndryshimin e dëshmisë së tij të dhënë për EULEX-in, kurse Dedaj tha se nuk lidhet me pjesën për të cilën po flasin.
“Kryeministër me m’pas ba, President me m’pas ba edhe President të Evropës me m’pas ba, kjo nuk lidhet me këtë pjesën për të cilën jemi këtu”, tha Dedaj.
Tutje, Dedaj u pyet për një person me emrin Zymber Zymberi, për të cilin tha se e njeh.
“Ka punu në sigurimin e përparshëm serb të policisë përpara, domethënë para luftës në vitet e ‘80-‘90-ta. Thuajse e njohin të gjithë në Kosovë. Është njeri i gjatë, nuk ka njeri ma të gjatë gati në Kosovë”, tha Dedaj.
Kurse, për personin me emrin Zoran Stioviq, tha se e ai e kishte arrestuar.
“Më ka arrestu. Nashta kur jam kthy prej një demonstrate në Bon të Gjermanisë, kam folë në demonstratë në Bon, para lufte dhe posa jam kthy në Prishtinë më ka arrestu dhe më ka marrë në pyetje me armë në tavolinë, ka nxjerrë revolen në tavolinë. Aty kam bërë kërkesë, mos me prek me dorë, vrajëm me dorë mos gabo me m’prek”, tha Dedaj.
Me këtë, avokati Luka Misetiq mbaroi pyetjet për Gjergj Dedajn, ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit nuk kishte pyetje.
Ndërsa, pyetjet për dëshmitarin ka filluar që t’i parashtrojë mbrojtja e Rexhep Selimit, përmes avokatit Eric Tully.
Avokati Tully tha se pyetjet për dëshmitarin Dedaj do të mbarojnë brenda një seance për një periudhë kohore prej 1 orë e gjysmë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje