LAJMI I FUNDIT:

Pesë të lënduar në një aksident në Drenoc të Klinës

Pesë të lënduar në një aksident në Drenoc të Klinës

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenoc të Klinës.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për Telegrafin se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit të Pejës.


“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve”, deklaroi Gashi./Telegrafi/