LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë, Hoxha: Pres të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me Kurtin për kërkesat e Njësive Speciale

Drejtori i Policisë, Hoxha: Pres të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me Kurtin për kërkesat e Njësive Speciale
Foto: Arkiv

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se pret të gjendet një zgjidhje sa i përket kërkesave të Njësive Speciale elitare të Policisë së Kosovës në takimin me kryeministrin, Albin Kurti i cili pritet të zhvillohet javën e ardhshme. 

Kështu tha Hoxha sot para gazetarëve në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovë.


Tutje ai tha se sa i përket dorëheqjeve të pjesëtarëve të policisë “ka pasur edhe më herët, e jo vetëm tash”.

Pas pezullimit të protestës së Njësisë Speciale, flet kryetari i Sindikatës së Policisë
Lexo po ashtu Pas pezullimit të protestës së Njësisë Speciale, flet kryetari i Sindikatës së Policisë

“Pres që të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti për kërkesat e njësive elitare. Dorëheqje ka pasur edhe më herët nuk po ndodhim vetëm tani. Situata në veri të Kosovës është e brishtë, kur e dimë se ekzistojnë grupe kriminale në atë pjesë, por Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saja”, tha ai.

Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) kanë pezulluar protestën e paralajmëruar të martën, pasi kryeministri Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Kalo në kategori