LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Në raportin e KE-së thuhet se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit kanë ngadalësuar reformat

Osmani: Në raportin e KE-së thuhet se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit kanë ngadalësuar reformat

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp theksoi se në raportin e KE-së thuhet se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit nuk mundësojnë kryerjen e reformave në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas informacioneve të mia që kam nga Raporti, në thelb është polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit, ai që ka ngadalësuar procesin e reformës së shtetit. Në raport shihet qartë se polarizimi politik dhe bllokimi i Kuvendit pamundësoi miratimin e një numri të madh zgjidhjesh ligjore dhe reformuese që do të adresonin dobësitë që mund të gjente KE dhe ky është një mesazh serioz për të gjitha partitë”, thotë Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për raportin e sotëm të pritur nga Komisioni Evropian për progresin e Maqedonisë në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

Osmani vlerëson se secili duhet të luftojë që të hapim kapitujt me BE, sepse siç thotë, nuk ka luftë më të mirë kundër korrupsionit, përveç hapjes së kapitujve 23 dhe 24.


“Kushdo që pengon hapjen e atyre kapitujve, e pengon luftën kundër korrupsionit”, sqaroi Osmani në konferencën e sotme për media me përfaqësuesin e NATO-s Havier Kolomina./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori