LAJMI I FUNDIT:

“Do të kishte fituar Topin e Artë nëse do të kishte qëndruar me ne”, Suarezit ende i vjen keq për vendimin e Neymarit

“Do të kishte fituar Topin e Artë nëse do të kishte qëndruar me ne”, Suarezit ende i vjen keq për vendimin e Neymarit

Ish-ylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka folur në një intervistë për kanalin YouTube Placar TV për ish-bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Neymar Jr.

Në vitin 2017, Neymar kaloi nga Barcelona te PSG në një transferim rekord prej 222 milionë eurosh dhe që atëherë nuk ka bërë atë që pritej prej tij.


Sulmuesi aktual i Gremios në Brazil, Suarez zbuloi se ende i vjen keq për vendimin e Neymarit për t’u larguar nga Camp Nou dhe për t’u transferuar në Paris Saint Germain.

Cilët futbollistë do ta kishin fituar 'Topin e Artë' nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo
Lexo po ashtu Cilët futbollistë do ta kishin fituar 'Topin e Artë' nëse nuk do të ekzistonin Messi dhe Ronaldo

“Kur ai ishte gati të transferohej te PSG, i thashë: “Ney, nëse dëshiron të fitosh gjithçka, qëndro këtu me ne ose shko në Angli. Në Manchester City luajnë futboll më të mirë se ne, por në Francë…”.

“Nëse do të kishte qëndruar te Barcelona, ​​do ta kishte fituar Topin e Artë”, ka thënë Suarez.

Neymar nuk e dëgjoi Suarezin në vitin 2017 dhe në PSG ai definitivisht nuk arriti gjithçka që pritej nga karriera e tij. Ai ishte pesë herë kampion i Francës me PSG-në, por ata nuk e fituan titullin e dëshiruar prej kohësh në Ligën e Kampionëve. Dështime ka edhe me kombëtaren braziliane në kampionatet botërore.

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi në karrierë”, Neymar reagon pas lëndimit të rëndë
Lexo po ashtu “Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi në karrierë”, Neymar reagon pas lëndimit të rëndë

Karriera e Neymarit u shënua edhe me lëndime, të cilat i ka problem edhe sot, kur është pjesëtar i Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Kujtojmë se Suarez në janar duhet t’i bashkohet Lionel Messit te Inter Miami amerikan, pasi së shpejti i skadon kontrata me Gremion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori