LAJMI I FUNDIT:

Askush si Arijon Ibrahimovic këtë sezon në top pesë ligat evropiane, ndeshja ndaj Empolit për 17-vjeçarin ishte rekord ne vete

Askush si Arijon Ibrahimovic këtë sezon në top pesë ligat evropiane, ndeshja ndaj Empolit për 17-vjeçarin ishte rekord ne vete

Arijon Ibrhaimovic ka filluar të lë gjurmë në futbollin italian pas transferimit nga Bayern Munich.

Sulmuesi i talentuar kosovar e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë si titullar në Serie A me fanellën e Frosinones.


Por ai nuk do ta harrojë kurrë ndeshjen e parë si titullar në Serie A, pasi ka shkëlqyer dhe është shpallur lojtari i ndeshjes.

Frosinone arriti të fitonte 2-1 ndaj Empolit, derisa Arijon Ibrahimovic asistoi fillimisht për Marvin Çunin e pastaj edhe shënoi gol.

Shkëlqeu me gol e asistim, Ibrahimovic në formacionin e javës në Serie A
Lexo po ashtu Shkëlqeu me gol e asistim, Ibrahimovic në formacionin e javës në Serie A

Me ndeshjen e mbrëmshme, Ibrahimovic ka thyer një rekord në top pesë ligat më të forta evropiane si Serie A, Liga Premier, Ligue 1, La Liga dhe Bundesliga.

17-vjeçari është bërë futbollisti më i ri në top pesë ligat më të forta evropiane, që shënon një gol dhe jep një asistim brenda të njëjtës ndeshje.

Sigurisht që ky është një sukses i madh për sulmuesin nga Prizreni i cili nuk do ta harrojë kurrë në jetën e tij ndeshjen ndaj Empolit.

Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar
Lexo po ashtu Bayerni duhet të paguaj një shumë të lartë për ta rikthyer në Gjermani talentin shqiptar

Falë paraqitjes së mrekullueshme ndaj Empolit, Ibrahimovic zuri vend edhe në formacionin e javës në Serie A nga SofaScore.

Kujtojmë që talenti kosovar është i huazuar te Frosinone nga Bayern Munich, por që klubi italian ka të drejtën e blerjes për 3,5 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori